Një shqiptare humbi jetën dje në Treviso të Italisë, ndodhur kjo gjatëprocesit të punës në një kompani prodhimi ushqimesh të ngrira.
Ajo ishte Anila Grishaj, njëherësh nëndrejtoreshë e kompanisë.
Një makineri ambalazhimi e blerë së fundmi ka qenë fatale për të, duke i marrë jetën.
Pas ngjarjes së rëndë, një nga sekretarët e provincës së Trevisos ka kërkuar më tepër siguri në vendet e punës.
“Vdekja e një gruaje të re në Pieve di Soligo është një tjetër tragjedi në vendin e punës që prek zonën e Trevisos dhe komunitetet tona. Në nivel rajonal kërkojmë që të aktivizohet sa më shpejt një observator sigurie me përfshirjen e institucioneve dhe partnerëve socialë për të luftuar një fenomen që në Veneto dhe në provincën tonë ka arritur në nivele të papranueshme. Më shumë se shumë fjalë, na duhet një iniciativë koordinuese serioze dhe urgjente e të gjitha autoriteteve përgjegjëse, përfshirë Ulss, Inail dhe Inspektoratin e Punës, në fushën e parandalimit dhe kontrollit”, tha Giovanni Zorzi. /tesheshi.com/