Qeveria vendosi t’i sigurojë një pension të posaçëm familjes së Klodian Rashës, 25-vjeçarit të qëlluar e vrarë nga një efektiv policor në shkelje të kompetencave.
“Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social.
Trajtimi i veçantë financiar dhe anëtari që përfiton në emër të familjes, përcaktohet me vendim individual të Këshillit të Ministrave dhe financohet nga buxheti i shtetit”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Kujtojmë se si shkak i jetëhumbjes së të riut Klodian Rasha janë aktivizuar protestat e dhunshme me sfond opozitar, ndërkohë që familja e të ndjerit ka ftuar për qetësi dhe moscënim të rendit publik apo pronës publike.
Nga ana tjetër, efektivi Nevaldo Hajdaraj është pas hekurave dhe po hetohet mbi incidentin fatal. /tesheshi.com/