Për të rinjtë e PD-së, i riu i Klodian Rasha, 25 vjeç, u qëllua nga një efektiv policor për arsye politike. Kjo pasi sipas tyre, ngjarja fatale ndodhi në të gdhirë të 8 Dhjetorit, 30-vjetorit të nisjes së lëvizjes studentore.
Po ashtu, ata gjykojnë se dhe ministri Lleshaj ka qenë ushtarak i komunizmit.
“Sandër Lleshi një ish-gjeneral i periudhës së komunizmit. Kam bindjen personale që vrasja dje e Klodianit nuk është rastësi, por vjen si karshi e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë”, tha kreu i FRPD, Belind Këlliçi.
Kujtojmë se Klodian Rrasha u qëllua për vdekje nga një efektiv policor gjatë patrullimit natën, në një orë policore COVID, pasi, siç ka sqaruar, i ka bërë thirrje të ndalojë por i riu nuk është bindur. Sipas tij, ai i ka qëlluar në momentin kur ka menduar se i riu po i drejtonte armën. /tesheshi.com/