Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Jetëhumbja e 7-vjeçares në Himarë: policia, shteti dhe shoqëria që s’duam!

Tragjedia që na kaloi në skaner: për të vënë duart në kokë…!

by te Sheshi
03/08/2022
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Jetëhumbja e 7-vjeçares në Himarë: policia, shteti dhe shoqëria që s’duam!

Jetëhumbja tragjike e një 7-vjeçareje një ditë më parë në Plazhin  e Potamit në Himarë, vrarë nga helikat e motorrëve të një gomoneje, nuk qe thjesht nga ata aksidentet që “jeta i ka”, pavarësisht vendit ku ndodh.

Ne nuk jetojmë në një botë të përsosur, në asgjë veç Atij që me përsosmërinë e Tij ka krijuar këtë botë në përsosmërinë e funksionimit për të ekzistuar. Kjo edhe sikur ligjet të zbatohen përsosmërisht, gjersa vetë ato s’janë të përsosura, pasi janë krijuar nga papërsosmëria njerëzore. Megjiithatë, në rastin konkret, ajo që ndodhi pasqyron realisht Shqipërinë tonë, në të përgjithshmen dhe në detaje. Në të përgjithshmen prej çoroditjes shoqërore; në detaje prej asaj që një polic vret një fëmijë. Sepse në asnjë rast, edhe pasi kishte marrë një jetë, ai nuk shfaqi asnjë aspekt njerëzor që duhet ta barttë detyra e tij si njeri në shërbim të sigurisë së njerësve.

Të dhënat që do dilnin më pas, ishin në sinkron me pashpirtësinë e tij, e cila shkonte gjithashtu me prirjen aventureske për qejf me një gomone me dy motorrë. Arjan Tase nuk dilte të ishte një polic model, nga ata që mund të ndillte dhe keqardhje paçka se autor i jetëmarrjes së një fëmije. Përkundraz, kishte provuar dhe prangat si i dyshuar për mbështetje të kultivimit të drogës në zonë teksa shërbente si Shef Komisariati në Himarë. Kishte patur dhe sagë gjyqësore, që në fund ia kish hedhur duke dalë i larë. Më pas i ish besuar sërish një detyrë shefi.

Kur eprori i tij i madh Gledis Nano e përjashtoi nga radhët e Policisë së Shtetit pas asaj që ndodhi, nuk tha se dhe kjo ishte “për t’u keqardhur”, pasi bëhet fjalë për një efektiv model.

Nano, si firmosës i vendimit për kthimin e tij në Policinë e Shtetit duhet t’ja thotë opinionit se ç’efektiv ishte Arjan Tase; ia ka borxh këtë gjë. Se ndodh që dhe njeriut të mirë t’i ndodh fatkeqësia e shkaktimit të një tragjedie. Por deri më tani nuk duket se ky është rasti me Arjan Tasen.

Por a është ky i vetmi, a është thjesht një rast përjashtimor?

Duke qëndruar te plazhet tona, aty ku ndodhi dhe tragjedia, nuk është e tepruar ta thuash se janë xhungël më vete, xhungël ku njerëz problematikë janë në vijën e parë të fitimprurjes me grushta, edhe me me atë pjesë të korruptuar të shtetit si ortak apo bashkëaksioner.  Dhe kur duket se gjithçka shkon vaj, pasi secili fut kuotat e tij në xhep, vjen korrja e asaj çfarë është mbjellë. Pra plas, siç në rastin me Arjan Tasen. Se nuk ndodh të vijojë gjithnjë anormaliteti i shndërruar në normalitet. Eshtë ligj hyjnor që vepron te tokësorja, ku e keqja, sado të fshihet e spërdridhet, do shpërthejë një ditë, do e tregojë veten ashtu siç është. Efektivi me detyrë shef e komandant, Arjan Tase, doli qartë se ç’ishte, për ta parë të gjithë, për të parë dhe shtetin ku ai paguhej, se sa copë-copë është, pothuajse në të gjithë treguesit.

Më e pakta, shteti duhej të shpallte natë zie një natë më parë në vijën bregdetare: asnjë tingull muzikor në lokale. Ndërsa qahej ikja e një jete 7-vjeçare, atyre që janë në vijën e parë për të fituar me grushte, zakonisht të sojit të policit vrasës, as nuk jua ndjeu. Muzika, në kupë! Ne dhe si shoqëri jemi të pashpirt…/tesheshi.com/ 

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Mesazhet sfiduese të Pelosit në Tajvan

Mesazhet sfiduese të Pelosit në Tajvan

Kur bie zilja e derës dhe në të shfaqet…një ari!

Kur bie zilja e derës dhe në të shfaqet…një ari!

Tragjedia e Himarës, “shkarkim në grup” nga Kryepolici Nano

Tragjedia e Himarës, “shkarkim në grup” nga Kryepolici Nano

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni