Serbi Ilija Iviç, një lojtar 17-vjeçar i Flamurtarit të Kosovës, do jetë në listën e ekipeve kombëtare të Federatës së Futbollit të Kosovës për ata nën moshën 19 vjeç.
Lajmi u konfirmua edhe në Twitter, në faqen e Futbollit Kosovar, në të cilin thuhet se Iliq do të luajë për Kosovën.
Vitin e kaluar, ai veshi fanellën e skuadrës së dytë të Flamurtarit, ku shënoi dhe debutimin e tij.
Ai pritet të bëjë debutimin e tij për të rriturit e Flamurtarit, por edhe për përfaqësuesen e të rinjve të Kosovës.
“Mezi pres të përfshihem në ekipin e parë. Eshtë një ndjenjë e mirë për mua, sepse puna dhe cilësia ime janë vlerësuar, kjo më jep një impuls edhe më të madh për të ardhmen,” tha Iviç. /tesheshi.com/