Ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka pritur këtë të hënë në mëngjes kryeministrin Edi Rama, i cili ka mbërritur në këtë shtet për një vizitë dy ditore, Jerusalem Post shkruan sot se gjatë Holokaustit, shqiptarët, të cilët i përkisnin në shumicë fesë myslimane, kanë rrezikuar jetët e tyre për të shpëtuar hebrejtë e ardhur nga Jerusalemi dhe nga vende të tjera..
Liderët nënshkruan një deklaratë miqësie dhe bashkëpunimi mes Izraelit dhe Shqipërisë. Netanyahu u shpreh se miqësia diplomatike 25 vjeçare mes vendit të shqiponjave dhe çifutëve është shumë më e hershme.
“Gjatë periudhës së Holokaustit, Shqipëria mbrojti hebrejtë dhe nuk ua dorëzoi ata nazistëve. Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë. Shqipëria ishte i vetmi vend që priti më së shumti hebrejt pas Luftës së Dytë Botërore”,- tha Netanyahu./tesheshi.com/