Policia izraelite përdori granata për të shpërndarë palestinezët e mbledhur pranë xhamisë al-Aksa në Jerusalem, duke lënë afro 14 të plagosur. Mediat izraelite konfirmojnë se katër oficerë policie nga radhët e tyre janë plagosur gjithashtu.
Dhjetëra mijëra besimtarë muslimanë ishin mbledhur për festimin e Kurban Bajramit, festë kjo që mbledhë familjarë dhe miq.
Turma u shpërnda shpejt pasi shpërthyen granata në këtë kompleks të rëndësishëm për palestinezët dhe besimtarët musliman në mbarë botën.
Zona është e njohur si Mali i Tempullit për Hebrenjtë, baza e dy tempujve biblik. Për myslimanët është i treti lokacion më i shenjtë në botë, gjë që e bën atë një nga vendet më të ndjeshme në konfliktin izraelito-palestinez.
Kompleksi ndodhet në një pjesë të Jeruzalemit të kapur nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe është aneksuar në një veprim që nuk ka pasur njohje ndërkombëtare. /tesheshi.com/