“Konservatorët kanë dështuar dhe Mbretërisë së Bashkuar i duhen zgjedhje të përgjithshme”. Ky është mendimi i kreut të opozitës Jeremy Corbyn, i cili sot do të mbajë një fjalim në përpjekje për të bindur anëtarët e parlamentit për mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Boris Johnson.
Udhëheqësi i Partisë Laburiste thotë se Mbretëria e Bashkuar po përballet me një krizë të Brexitit dhe do të zotohet të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ndaluar Mbretërinë e Bashkuar të largohet nga BE pa marrëveshje.
Alarmi i Corbyn vjen pas një raporti të qeverisë që ka paralajmëruar mungesë të ushqimit dhe ilaçeve në rast të “daljes pa marrëveshje”.
Corbyn planifikon të fitojë një votë mosbesimi në qeveri, e cila do të fillonte një periudhë të rëndësishme 14-ditore, pas së cilës automatikisht del data e zgjedhjeve të reja.
Nëse z. Johnson i mbijeton mosbesimit, zgjedhjet e përgjithshme duken të pamundura para se Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE-ja. /tesheshi.com/