Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Jepi rini jepi! 20 vjeç dhe është aktor, shkrimtar dhe kuzhinier

by te Sheshi
19/02/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Jepi rini jepi! 20 vjeç dhe është aktor, shkrimtar dhe kuzhinier

Nga Bardha Nergjoni

Aktron, gatuan, shkruan dhe nuk ndalet së provuari eksperienca të reja. Është 20 vjeç dhe është spostuar prej pak kohësh nga Berati për në Tiranë drejt ëndrrës së madhe për t’u bërë dikush. Kryeqyteti për të është “një gorricë më gjemba”, që do guxim për t’a ngjitur. Quhet Ermal Qori dhe është diplomuar në kulinari. Tashmë ka marrë pjesë në dy filma me metrazh të shkurtër, ka botuar një libër dhe mendon të vazhdojë dashuritë e tij në art, që duket se janë në harmoni perfekte me njëra-tjetrën. Është një i ri aktiv, transmeton energji pozitive dhe të jep shumë optimizëm për ambiciet e të rinjve të sotëm. E takova rastësisht në promovimin e librit të tij me aforizma. Më impresionoi mënyra se si e shikon ai jetën dhe sidomos pasionet e tij për aktrimin, librin dhe guzhinën.

11313031_1607458529515695_195320847360089131_o

Aforizmat i ka shkruar vetë dhe nuk ka kopjuar apo përshtatur siç bën shumica. Ermali ka nxjerrë vetë përfundime nga gjithçka ka lexuar e parë duke përcjellë sentenca jete. Ka një bibliotekë të pasur që e ka ndihmuar shumë. Pra është një shembull se si një i ri duhet ta shikojë botën, se si një 20-vjeçar e jeton realitetin e sotëm duke bërë atë që ka dëshirë më shumë pa harxhuar kohën kafeneve. Ka shumë shoqëri dhe e ndjekin në nismat e tij të aktrimit të letërsisë por edhe në guzhinë. Duket se ka gjetur veten dhe është me fat megjithëse nuk ka shumë optimizëm për të ardhmen e tij në Shqipëri. Në një intervistë ai tregon për veten dhe pasionet prej 20 vjeçari.

Ju jeni vetëm 20 vjeç dhe keni provuar të aktroni, të realizoni skenare, të gatuani madje dhe të shkruani një libër. Si është e mundur?

Kjo vjen si pasojë e pasionit te madh që kam për botën e artit. Me vjenë ndërmend shprehja e piktorit të  madh Pablo Picasso: “Çdo fëmijë është artist. Problemi është si të mbetet artist kur të rritet?” Mesa duket unë e ushqeva këtë shpirt qysh nga fëmijëria. Im at është një kuzhinier i shkëlqyer. Ekziston mundësia të jetë dhe gjenetike kjo çështja e guzhinës. Kështu jam rritur unë. Mund të them që arti eshte shtëpia ime, prandaj ndihem kaq mirë dhe me iniciatë për të provuar të tilla fusha.

Ku ka nisur fëmijëria juaj dhe ai ishte po kaq aktive?

Fëmijëria ime ka nisur në një fshat të vogël por me njerëz të mëdhenj, të varfër por të pasur në shpirt. Duhet thënë që ne fëmijëri kam qënë tepër grindavec dhe i turpshëm, madje fshihesha nga njerzit kur vinin në shtëpi për vizita. Më vonë ndodhi krejt e kundërta. Në shkollën filllore mora pjesë në një shfaqje  dhe qysh prej asaj dite së bashku me shokun tim të ngushtë, kalonim rreth 3-4 orë në ditë duke shkruar e mësuar skeçe. Më vonë kaluan në xhirime e realizime deri në shfaqje me mbi 500 spektatorë në pallatin e kulturës.

12659770_1690778291183718_1943378977_n

Më kujtohet që rreth moshës 16-17 vjeç kam dashur të vë në skenë komedi teatrale, madje e kam shkuar vetë. Në atë kohë të bisedoj me drejtorin e Pallatit të Kulturës në Berat. Ishte e çuditëshme por ai e lexoi dhe e pëlqeu veprën që kisha zgjedhur. Nuk më trajtoi si fëmijë dhe pse praktikisht une isha ende adoleshent. Filluan të ndërtonin mizanskenën, por nuk arrita ta realizoj për shkak te largimit drejt kryeqytetit. Kam kaluar një fëmijëri super aktibe dhe madje tepër të ngarkuar për moshën që kisha.

Ju vini nga Berati. Sa e vështirë është t’ja dalësh në Tiranë?

Po të mundja nuk do e lija qytetin tim për asgjë tjetër por mundësitë për të qënë dikush në botën e artit fatkeqësisht qyteti im nuk mund të m’i dhuronte. Tirana është si një pemë gorice me trupin me gjemba, frutat e së cilës qëndrojnë në krye, por të ngjitesh deri atje duhet te kacavirresh rreth saj dhe madje edhe të gjakosesh.

Kur keni aktruar për herë të parë në një film?

Filmi i parë ku kam marrë pjesë ishte “Drejt fundit” me regji të Drilon Hoxhës në rolin e kamarierit grindavec që dashur pa dashur bëhet pjesë e bandës kriminale. Kam realizuar gjithashtu një minikomedi në mbrëmjen poetike të dashurisë të realizuar tek Muzeu Historik në përvjetorin e një klabi të njohur në Tiranë. Jam skenarist dhe regjizor i filmit “Fotografia”, një film i realizuar si sipërmarrje private që rpitet të dalë së shpejti.

12721595_1690781101183437_1843064958_n

Ju keni botuar edhe një libër për aforizmat. Nga lindi idea?

Sa i përket librit gjithçka lindi nga komentet pozitive të monologut të parë të shkruar në rrjetet sociale “Monolog melankolie” tëshmë e njohur gjërësisht. Kam mbi 3500 ndjekës. Libri erdhi nga një dashuri e humbur. Kam punuar shumë për ta botuar dhe ka dalë të promovohet në kohë rekord.

Kush ju ka mbështetur më shumë në këto nisma?

Sigurisht, familja është një mbështetje kryesore për të udhëtuar në këtë drejtim dhe kryesisht dy vëllezërit e mi më kanë ndihmuar shumë por edhe një person i rëndësishëm në jetën time më ka dhënë shumë kurajo. Dihet pastaj që edhe ambicia dhe vullneti në vetvete, më kanë bërë të eci përpara.

Ku e shikoni veten pas 5 vitesh. Po pas 10 vitesh?

Në tokë…(qesh). Pas 5 vjetësh shpresoj të jem i angazhuar në aktrim dhe krijimtarinë e shkruar. Ndërsa pas 10 vjetësh, ndoshta do të jem dhe jasht Shqipërie në projekte më serioze. E megjithatë këtë do t’jua them pas 5 vjetësh.

12736442_1690816201179927_1257314633_n

Nëse do ju vendosnin përpara zgjedhjes, kë do preferonit më shumë?

Tepër e vështirë për të bërë një zgjedhje. Sigurisht që kuzhinën e kam pasion por mund ta ushtroj këtë pasion në kushte shtëpie për kënaqësi. Ndërkohë sa i përket aktrimit dhe shkrimeve kjo do të ishte shumë e vështirë. Megjithatë besoj se aktrimi, një dashuri e hershme e imja do të qëndronte në vendin e parë.

Keni shumë shoqëri. Çfarë mendojnë për iniciativat tuaja shokët e shoqet?

Ndoshta kam gjakun e ëmbël e krijoj lehtë shoqëri. Tashmë krejt miqtë e mi e dinë pasionin dhe kurajon që unë kam për të ecur përpara. Në fakt fillimisht e shprehnin hapur habinë e tyre e më bënin pyetje nga më të ndryshmet ndërsa tani më japin mbështetje dhe kurajo për çdo gjë që bëj.

Po prindërit çfarë mendojnë? Çfarë duan ata të bëheni?

Prindërit me të drejtë kanë qënë pak pesimistë për ecurinë time në art për shkak të realitetit ku gjendemi. Sigurisht jo se janë tërhequr pasi unë gjithmonë kam pasur mbështëtjën e tyre. Tashmë kanë krijuar edhe më shumë besim që unë mund te eci, sepse kanë qënë prezentë në shumë projekte të miat. Për fat të mirë ata mendojnë për të ardhmen time duke e lidhur me dëshirat e mia dhe nuk më imponohen në asgjë.

Çfarë do t’i sugjeronit një bashkëmoshatari?

Të vetmin sygjerim që dua të bëj është: Të mos ndalen së kërkuari atë që i bën të ndihen të plotësuar në shpirt, pavarësisht pengesave që mund të hasin! Pendesa vret më shumë se pengesat!

Si e shikoni realitetin sot? A e mendoni të ardhmen në Shqipëri?

Dua të them se ndehem keq që jetoj në vendin tim dhe ndihem i huaj këtu. Po hasim një realitet materialist! Do të doja shumë ta shihja të ardhmen në Shqipëri. Shpresoj që shumë gjëra të ndryshojnë por sigurisht që siç shihet gjendja s’mund të premtoj se do rri gjatë…

Related Posts

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?
Sociale & Shoqëri

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Next Post
PD denoncon udhëtimet luksoze të ministrit Ahmetaj: Kush ja ka paguar ?

PD denoncon udhëtimet luksoze të ministrit Ahmetaj: Kush ja ka paguar ?

Çaji i duhur që ju vjen në ndihmë kur jeni të fryrë nga ushqimi

Çaji i duhur që ju vjen në ndihmë kur jeni të fryrë nga ushqimi

Civilina Zastita e serbëve të veriut nuk do të shuhet: rekrutime të reja po ndodhin

Civilina Zastita e serbëve të veriut nuk do të shuhet: rekrutime të reja po ndodhin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni