Ambasadori britanik në Bashkimin Europian, Sir Ivan Rogers, ka dhënë dorëheqjen. I caktuar në këtë detyrë nga David Cameron në vitin 2013, ai pritej të luante një rol kyç në negociatat e Brexit që pritet të nisin brenda disa muajve.
Qeveria tha se Rogers dha dorëheqjen në kohë që të mund të caktohet pasardhësi i tij në këtë detyrë përpara nisjes së negociatave. Muajin e kaluar, në media u raportua se ambasadori kishte deklaruar se negociatat Britani e Madhe-Bashkimi Europian për një marrëveshje tregtare mund të zgjasnin 10 vjet deri në arritjen e një kornizë, duke nxitur kritika nga një pjesë e deputetëve të parlamentit.
Sipas ambasadorit, kjo ishte pikëmpamja edhe e 27 vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian. /tesheshi.com/