Kampionët aktual të kampionatit francez, Paris Saint-Germain, do të bartin fanella speciale në dy ndeshjet e radhës me mesazhin “Je suis Paris”, në kujtim të viktimave që humbën jetën javën e shkuar nga një sulm që la të vdekur mbi 130 persona.
Mesazhi do e zëvendëson logon e sponsorit gjeneral të skuadrës “Fly Emirates”. Zlatan Ibrahimoviç me shokë do të bartin këtë fanellë gjatë ndeshjes ndaj skuadrës suedeze Malmo, në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe gjatë ndeshjes ndaj skuadrës Troyes në kampionatin francez./tesheshi.com/