Dërgesa e parë e sistemit raketor rus S-400 mund të fillojë javën e ardhshme, ka konfirmuar Ismail Demir, nënsekretari turke për Industrinë e Mbrojtjes.
Më parë, Erdogan njoftoi se ardhja S-400 në Turqi duhet të fillojë në gjysmën e dytë të korrikut.
Lajmi i bisedimeve ruse-turke për blerjen e S-400 doli për herë të parë në fund të 2016.
Pala ruse konfirmoi se kontrata ishte nënshkruar më 12 shtator 2017.
Kohët e fundit, presidenti turk njoftoi se Ankaraja kishte bërë një pagesë paraprake.
Turqia do të bëhet shteti i parë anëtar i NATO-s që blen armë anti-ajrore të një klasi të tillë nga Rusia.
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar Turqinë se me blerjen e S-400 nga Rusia do të cenojnë seriozisht marrëdhëniet dypalëshe dhe do të çojnë në sanksione të njëanshme të SHBA kundër Ankarasë. /tesheshi.com/