Njeriu më i vjetër në botë, Masazo Nonaka, vdiq të dielën në moshën 113-vjeçare, sipas mediave japoneze.
Anëtarët e familjes së tij thanë se Nonaka vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në qytetin Ashuro.
Ai lindi më 25 korrik 1905.
Guinness zyrtarisht e njohu atë si personin më të vjetër në botë pas vdekjes së spanjollit Francis Nunez Oliver, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar.
“Ne jemi të tronditur nga humbja e këtij njeriu të madh”, tha nipi i tij Yuko.
Nonaka kishte gjashtë vëllezër dhe motra.
Ai u martua në vitin 1931 dhe pati pesë fëmijë.
Japonia është një vend i njohur për jetëgjatësinë e banorëve të saj. /tesheshi.com/