Fluksi i pushuesve që preferojnë anijet turistike dhe rritja e numrit të kinezëve të fiksuar pas shopping-ut, kanë bërë që Japonia të arrijë një rekord historik. Për të parën herë në gjysmë shekulli, në këtë vend hyjnë më shumë turistë sesa dalin jashtë për pushime.
Momenti i rëndësishëm për Japoninë u arrit së fundmi në vitin 1970, shumë përpara se japonezët të mund të përballonin masivisht udhëtimet jashtë vendit dhe kur me dhjetëra mijë njerëz mbërritën në Japoni për Ekspozitën Botërore në Osaka.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, sipas autoriteteve japoneze të Turizmit, 9.1 milionë njerëz vizituan Japoninë, ndërsa 7.6 milionë japonezë udhëtuan jashtë vendit./tesheshi.com/