Tajfuni Jebi që përshkoi Japoninë ditë më parë, ka lënë pasoja apokaliptike. “Viktimë” e saj mbeti dhe një salon i Ferrarit ku 51 makina të kësaj marke luksoze përfunduan nën ujë.
“Uji hyri deri në motorët e tyre dhe të gjitha makinat duhet të shkojnë në riciklim. Nuk e prisja një humbje kaq të madhe. Kjo është më e rëndë se vlerësimi fillestar. Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë të them”, ka thënë pronari i salloni ku kishte 53 makina Ferrari, të reja dhe të përdorura.
Pronari pret që sigurimi të paguajë dëmet në automjete që vlerësohen në më shumë se një miliard jen, ose më shumë se 15 milionë euro. /tesheshi.com/