Japonia është tronditur së fundi nga akti makabër i një 27-vjeçari i cili ka vrarë e masakruar 9 persona, trupat e gjymtuar të të cilëve u gjendën në një banesë pranë në një lokalitet pranë Tokios.
Policia vendase dha detaje mbi gjetjen e pjesëve të trupave, teksa ka qenë duke hetuar mbi zhdukjen e një gruaje.
Personi i arrestuar si vrasës quhet Takahiro Shiraishi, i cili nga ana e tij e ka pranuar me gjakftohtësi krimin e vrasjes së 9 personave, e më pas gjymtimin e tyre. Bëhet fjalë për 8 femra dhe një mashkull.
Tashmë po hetohet për të zbuluar shkaqet e krimit, mbi atë se ç’e ka shtyrë 27-vjeçarin që të shndërrohet në kasap njerëzish.. /tesheshi.com/