Kreu i Kishës Ortodokse shqiptare Anastas Janullatos, përcolli një mesazh tipik klerikal nga spitali ku është shtruar me COVID, pasi është ndjerë më mirë.
“Dita e parë në Evangelismos tashmë ka kaluar dhe gjithçka po shkon mirë. Gjatë gjithë jetës sonë ne i referohemi Zotit të surprizave por edhe Zotit të mrekullive. Udhëtimi ynë në Shqipëri filloi me thirrjen ‘Zoti është me ne’ dhe përgjigjen e vallëzimit “dhe ne me të”, i cili mbështeste besimin tonë se ‘Zoti nuk do të na lërë’.
Falënderime të përzemërta për mjekët dhe infermierët e shquar dhe për turmën e njerëzve, të cilët edhe një herë shprehën dashurinë e tyre me lutje spontane.
Dy fjalë nga leximi i ungjillit të së Dielës së kaluar përcaktojnë qëndrimin e duhur: ‘Mos ki frikë, vetëm beso’”, shkruan Janullatos në një mesazh të tij përcjellë si për grigjën ortodokse e si për opinionin e gjerë.
Për ironi fati, edhe kreu i katolikëve shqiptare, George Frendo është infektuar. Ai është dërguar me urgjencë në Itali për kurrë intensive. /tesheshi.com/