Ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar lidhur me debatin që po zhvillohet në Kuvend për Gjykatën Speciale si dhe për mocionin e opozitës që dënon krimet serbe.
Ai shkruan se sot opozita në Kuvendin e Kosovës me anën e një mocioni procedural, shumë përmbajtesor ia çorri maskën koalicionit qeveritar që udhëhiqet nga LDK-ja, e cila nuk u tregua e gatshme që me anë të një rezolute, Kuvendi i Kosovës ta dënonte genocidin serb të kryer në Kosovë gjatë viteve 1998/99. “Kjo politikë e turpit nuk po nisë nga sot”, ka thënë Krasniqi.
Ai po ashtu ka theksuar se faza e parë e një absurditeti të turpshëm u krye, u krye goxha me turp. Një fjalë thotë: “Turpi me bukë nuk hahet”.
Më tej ai shkruan se a do të kryhet edhe faza e dytë e absurditetit të turpshëm, pritet të shihet. “Por unë nuk dyshoj, pasi kjo përbërje e Kuvendit tonë, di dhe mund të marrë vetëm vendime absurde e të turpshme”, shkruan Krasniqi.
Edhe një herë u vërtetua se Kosova jo vetëm që ishte rast “sui generis”, por edhe deputetët i ka “sui generis”, një lloj tepër i veçantë njerëzor pa integritet.
“Zoti e shpëtoftë ketë vend dhe njerëzit e tijj të mirë”, ka shkruar Krasniqi./tesheshi.com/