Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, një muaj para lënies së detyrës, ka ngritur një komision për të rishikuar përcaktimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi, proces që po kontestohet nga opozita me protesta dhe gaz lotsjellës në Kuvend.
Top Channel bën të ditur se deri të hënën e ardhshme Jahjaga do të firmosë emërimin e 3 ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët do të rishikojnë të gjitha materialet për demarkacionin.
Edhe pse Jahjaga po e formon këtë komision në fund të mandatit të saj, ai përkrahet edhe nga Presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi, i cili ditë më parë tha se do t’i japë mbështetjen punës së rishikimit të demarkacionit me Malin e Zi.
/tesheshi.com/