Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, si dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet të udhëtojnë drejt Nju Jorkut të ftuar nga fondacioni Clinton për aktivitetin “Impakti i së ardhmes”. Takimi mbahet gjatë shtatorit e mbledh 1000 emrat më të sukesshëm të arenës ndërkombëtare nga bota e biznesit, politikës apo shoqërisë civile.
Mes pjesëmarrësve priten edhe liderë të tjerë politikë, e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare. Pjesëmarrësit do të flasin se ku duhet përqëndruar puna në të ardhmen e afërt për të sjellë progres në botë.
Aktualisht, sfidat me të cilat përballet bota janë të shumta, midis këtyre sfidave pritet të ceken ndryshimet klimaterike, barazia gjinore, shëndetësia dhe veprimtaritë e bamirësisë. /tesheshi.com/