Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e shkollave të mesme dhe 9 vjeçare, ndërsa me nisjen e vitit të ri shkollor, nxënësit do të gjejnë kushte edhe më të mira.
Në gjimnazin “Partizani” aktualisht janë rehabilituar të gjitha ambientet e brendshme për të përmirësuar kushtet e mësimdhënies për brezat e rinj.
Viti i ri shkollor ruan plot surpriza edhe për nxënësit e shkollës “Ahmet Gashi”, ku është bërë i mundur rehabilitimi i këndit të lojërave që të gjithë nxënësit të kenë një hapësirë të denjë sportive. /tesheshi.com/