Fundi i luftës në Rripin e Gazës është afër, tha sot, më 1 korrik, ministri i Mbrojtjes Izraelite, Israel Katz, ndërsa numri i përditshëm i të vdekurve në territorin palestinez raportohet të jetë të paktën njëqind.
“Po i afrohemi fundit të operacionit në Gaza,” tha Katz në një deklaratë, një javë pasi ata përfunduan luftën e tyre të shkurtër me Iranin.
Ai përsëriti qëllimet e Izraelit në konflikt, duke përfshirë lirimin e të gjithë pengjeve dhe mposhtjen e grupit Hamas.
Trump pret që armëpushimi në Gaza të jetë së shpejti
Presidenti Trump tha gjatë fundjavës se pret një armëpushim në Gaza së shpejti. Megjithatë, nuk ishte e qartë se në çfarë bazohej deklarata e tij.
Tani Katz duket se konfirmon optimizmin e Trump-it, por burimet palestineze thonë se dje ishte një ditë tjetër e përgjakshme në brezin bregdetar.
Të paktën 34 persona janë vrarë në Qytetin e Gazës, thanë punonjësit e Spitalit Shifa, pasi dëshmitarët okularë raportuan se një sulm izraelit goditi një kafene në shëtitore, njëherësh vendtubim gazetarësh.
🚨 𝗘𝗜𝗟𝗠𝗘𝗟𝗗𝗨𝗡𝗚 🚨
Israel bombardiert das Al-Baqa Café in Gaza-City am Strand. 21 bestätigte Tote, darunter auch Journalisten. Hier ist sie, die Menschenfreundlichkeit der "Deutschen Staatsräson".#ZdA pic.twitter.com/O9WKXs6tmt
— Zitadelle der Auklärung (@zda_presse) July 1, 2025
Midis viktimave, të mitur, gra dhe gazetarë
Thuhet se viktimat përfshijnë disa të mitur dhe gra, si dhe një gazetar.
Hamasi, i cili kontrollon Gazën, tha se objektivi i sulmit ishte një kamp për persona të zhvendosur në plazh.
Në mënyrën më të poshtër të mundshme, ushtria izraelite tha se disa anëtarë të Hamasit në Rripin verior të Gazës ishin në shënjestër. Madje shtoi e ishin marrë masa për të mbrojtur civilët, duke përfshirë mbikëqyrjen ajrore të zonës.
Incidenti është aktualisht nën hetim, shtoi deklarata. Ushtria izraelite nuk dha informacion mbi viktimat e mundshme.
Sipas burimeve mjekësore palestineze, të paktën 100 persona u vranë në sulmet e djeshme izraelite. /tesheshi.com/