Presidenti Ilir Meta ka nisur takimet zyrtare në Prishtinë, në kuadër të një vizite që po zhvillon në Kosovë, e para në funksionin e kreut të shtetit të Shqipërisë.
Meta është pritur në një ceremoni zyrtare nga homologu Kosovar, Hashim Thaçi, ndërsa më tej ka nisur një takim kokë më kokë, pa praninë e mediave.
Gjithashtu, Presidenti Meta do të ketë takime me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës. /tesheshi.com/