Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja si u mohohet pensioni në Kosovë atyre që iu ka vdekur bashkëshorti/ja

by te Sheshi
24/02/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja si u mohohet pensioni në Kosovë atyre që iu ka vdekur bashkëshorti/ja
194
SHARES

Nga Bashkim Kastrati

Kosova ende nuk e ka të rregulluar me ligj për pensionin familjare. Kjo do të thotë se nëse dikujt i ka vdekur burri apo dikujt tjetër gruaja, e që ka qenë duke e marrë pensionin e punës, gruaja apo burri i mbetur gjallë nuk e gëzon të drejtën e marrjes së atij pensioni.

Më thjesht, nëse një burrë ka punuar për më shumë se 40 vite në një profesion të caktuar dhe ka dalë në pension, ai mund ta gëzojë pensionin e vet, por nëse ai vdes, gruaja e tij nuk e merr atë pension.

Duke e marrë parasysh gjendjen e rëndë sociale në Kosovë, kjo rezulton të jetë një problem i madh, pasi që mosgëzimi i të drejtës për të trashëguar pensionin e burrit, përkatësisht gruas, paraqet vështirësi të mëdha për një person të moshuar.

Tesheshi.com ka biseduar me disa gra të cilat nuk kanë të drejtë që t’i marrin pensionet e burrave të tyre, tashmë të vdekur. Kjo situatë më së shumti siç duket i godet gratë, për faktin se në të kaluarën, këto të fundit në Kosovë kanë qenë më pak të shkolluara në krahasim me burrat.

Hatixhe G. është amvisë që jeton me djemtë e saj. Burrin e kishte mësimdhënës, profesion të cilit thotë se ia ka kushtuar gjithë jetën. Ajo thotë se kontributi i tij po harrohet nga shteti, pasi që është e palogjikshme pasi që ai ka vdekur, ajo të mos e marrë pensionin e tij.

“Kjo është e pakuptueshme. Mua po më vjen keq edhe të flas dhe ju lutem mos ma publikoni krejt identitetin, sepse burri im ka qenë shumë i respektuar, bile nga shumë njerëz. Nuk e di ky shtet si po i vendos këto gjëra kështu. Burri im gjithë jetën ia ka kushtuar arsimit, ka punuar në kohën e okupimit, kur mbajtja e mësimit ishte një gjë e vështirë dhe rrezikohej jeta e familja, kur nëpër shtëpia private mbahej mësimit dhe fshehurazi duhej që të shkonte. Por ai e donte këtë punë shumë. Por kur e arriti moshën e pensionit, e merrte pensionin e punës, sadopak pak që ishte. Por pas vdekjes së tij, unë nuk e kam të drejtë që të marrë pensionin”, thotë Hatixhja.

Ajo thotë se ka shkuar tek institucionet përkatëse për të pyetur për këtë gjë, por i kanë thënë se nuk ka të drejtë që ta merr pensionin e burrit, pasi që ai ka vdekur.

“Nuk e di çfarë respekti është ky për atë që ka punuar tërë jetën për këtë vend, për këto gjenerata. Kur nuk e merr pensionin e burrit, pensionin e kujt duhet ta marr?! Kjo vetëm tek ne ndodh. Unë ende nuk e kam arritur moshën e pensionit dhe nuk kam asnjë të hyrë. Tash merreni me mend nëse nuk i kam fëmijët që të kujdesën për mua, kush do kujdesej. Pensionin e burrit që ka punuar tërë jetën nuk paskam të drejtë unë që ta marrë. Kjo punë do të duhej që të rregullohej sa më shpejtë, sepse me të vërtetë është e pakuptueshme”, u shpreh ajo.

Hatixhja na tregon se ka edhe shumë raste të tilla dhe këtë e quan diskriminim që po i bëhet kësaj kategorie.

“I njoh edhe disa gra të tjera, që burrat i kanë pasur në punë të shtetit dhe pasi janë pensionuar pas një kohe kanë vdekur, ato nuk marrin pension fare, disa kanë nevojë të madhe për atë pension. Këta të qeverisë gjithë ato para po i harxhojnë për dreka e darka, e për vetura të shtrenjta, e për çka mos, e nuk po kanë para për të na dhënë pensionet e bashkëshortëve tanë. Kjo është e turpshme”, thotë ajo.

Ministria jep pak informacione

Në lidhje me këtë çështje, tesheshi.com ka kontaktuar me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për të kërkuar sqarime se përse bashkëshorti apo bashkëshortja nuk mund të trashëgojë pensionin e bashkëshortit, përkatësisht bashkëshortes nëse ai ka vdekur.

Zyra për informim e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale na ka dergjura një përgjigje të shkurtë përmes postes elektronike, ku kanë thënë se kjo çështje do të rregullohet së shpejti, por nuk kanë dhënë ndonjë afat kohorë dhe asnjë sqarim tjetër shtesë në lidhje me këtë çështje, se sa do të jetë përqindja e pensionit që do të trashëgohet.

“Pranimi i kërkesave për pension familjar do të fillojë së shpejti, ku opinioni do të jetë i njoftuar”, ka thënë shkurt Musa Demiri, zyrtar për informim në këtë ministri.

Ndërsa një burim brenda kësaj ministrie ka thënë për tesheshi.com se kjo çështje së pari duhet të rregullohet me ligj, pasi që një gjë e tillë nuk është e definuar saktë dhe se së pari duhet të bëhet rregullimi ligjor në mënyrë që pensioni i atij apo asaj që ka vdekur të trashëgohet nga bashkëshortja, përkatësisht bashkëshorti. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Të papriturat e Ligës së Europës, nga eliminimi i Totenhemit te përmbysja e Mynshegladbahut

Të papriturat e Ligës së Europës, nga eliminimi i Totenhemit te përmbysja e Mynshegladbahut

Sekretet që mund të mësoni për trupin dhe shëndetin tuaj, vetëm duke vëzhguar veshin

Sekretet që mund të mësoni për trupin dhe shëndetin tuaj, vetëm duke vëzhguar veshin

Indinjatë për shkarkimin e Claudio Ranieri-t: e pafalshme!

Indinjatë për shkarkimin e Claudio Ranieri-t: e pafalshme!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni