Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja si u çuan dëm mbi 17 mijë franga nga ambasada e Kosovës në Zvicër

by te Sheshi
22/08/2017
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja si u çuan dëm mbi 17 mijë franga nga ambasada e Kosovës në Zvicër

Nga Bashkim Kastrati

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ) nuk ka pasur menaxhim siç duhet në disa fusha, duke filluar nga ato të misioneve diplomatike, mangësi në menaxhimin e personelit, e deri të proceset e prokurimit dhe regjistrimit të pasurive. Zyra e auditit ka konstatuar se ekziston një numër i dobësive të qeverisjes brenda MPJ-së veçanërisht në lidhje me moszbatimin e rekomandimeve nga viti paraprak, kujdesit jo të mjaftueshëm ndaj procesit të vetvlerësimit, anashkalimin e procesit të menaxhimit të rrezikut, mungesa e strategjisë, si dhe mungesa e komitetit të auditimit duke pamundësuar rritjen e efikasitetit të kontrolleve të brendshme.

Auditi ka gjetur se ambasada Kosovës në Bernë kishte paguar shpenzimet e qirasë deri në muajin shtator të vitit 2016 në vlerë prej 14,166 euro (vlera e paguar kishte qenë 17,000 franga zvicerane) për banesën e cila kishte qenë në shfrytëzim të konsullit, i cili kishte shërbyer deri më 30 nëntor 2015.

“Sipas zyrtareve të MDK-ve (misioneve diplomatike të Kosovës) pagesa e qirasë ishte bërë për ruajtjen e saj për të emëruarit e rinj. Megjithatë, askush nga diplomatët e rinj nuk kishte pranuar të akomodohej në këtë banesë. Pagesa e shpenzimeve të qirasë pa u shfrytëzuar nga MDK-të është keqpërdorim i parasë publike si dhe ndikon në rritjen e shpenzimeve pa e përfituar kundërvlerën e tyre”, thuhet ndër të tjera në raport.

Siç duket, diplomatët e Kosovës kanë kërkuar banesë më luksoze në Zvicër dhe banesa në fjalë nuk ua ka “mbushur syrin” dhe si pasojë është quar dëm shuma e lartcekur e taksapaguesve të Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje, auditi i rekomandon ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj se duhet të sigurojë kontrolle efikase në menaxhimin e parasë publike nga misionet diplomatike të Kosovës (MDK) dhe se pagesat të realizohen vetëm për mallrat apo shërbimet e përfituara. Në rastet e ndërprerjes se përfitimit të shërbimeve të ndërpriten kontratat.

Tek misionet diplomatike janë gjetur edhe disa mangësi tjetra, konkretisht ka pasur tejkalim të limiteve të caktuara për paranë e imët. Udhëzimi Administrativ nr.03/2012 për shpenzimet operacionale të misioneve diplomatike të Kosovës, konkretisht neni 14, autorizon misionet  diplomatike të mbajnë para të imët në vlerë deri në 500 euro, të cilat i raporton përmes raportit mujor.

“Ne kemi vërejtur se Ambasada në Bernë dhe ajo në Romë kishte mbushur arkën e parave të imëta deri në 2,400 euro brenda muajit. Gjatë vitit 2016, misioni diplomatik në Bernë kishte shpenzuar nga arka 23,013 euro, përderisa Ambasada në Romë kishte shpenzuar 11,208 euro”, thuhet në raport.

Auditi tërheq vërejtjen se tejkalimi i limiteve të përcaktuara paraqet pagesa të parregullta të cilat e dëmtojnë buxhetin e misioneve diplomatike, si dhe numri i madhe i pagesave mund t’i shmangën kontrolleve për aprovimin e tyre.

Auditi në raportin e vitit 2016 për MPJ-në ka gjetur edhe mangësi të tjera. Të hyrat e realizuara nga MPJ në 2016 ishin në vlerë 2,546,086 euro. Auditi ka testuar mostrat sa i përket arkëtimit të të hyrave dhe ka evidentuar disa mangësi.

“Rregulla financiare 03/2010 kërkon që të hyrat të regjistrohen në SIMFK (Sistemi Informatik i Menaxhimit të Financave Kombëtare) në baza ditore. Megjithatë, për shkak se të gjitha të hyrat arkëtohen jashtë vendit, MPJ kishte nxjerrë rregullore të brendshme ku kërkohet që të hyrat të raportohen dhe regjistrohen deri me datën 15 të muajit vijues. Nga mostrat e testuara, tek të gjitha MDK-të janë vërejtur vonesa në regjistrimin e të hyrave deri në 53 ditë”, thuhet në raport.

Sipas auditit, kjo kishte ardhur si rezultat i mungesës së stafit të mjaftueshëm në MPJ, ku vetëm një zyrtar ishte ngarkuar me kontrollimin dhe regjistrimin e të hyrave të të gjitha misioneve diplomatike.

Në lidhje me këtë çështje, auditi tërheq vërejtjen vonesat në raportim pamundësojnë kryerjen e barazimeve mujore me thesarin, dhe rrisin rrezikun e mos përfshirjes së tyre në Pasqyrat Financiare Vjetore në fund të vitit.

Mangësi në menaxhimin e personelit

Rregullorja nr. 06/2012 për emërimet në shërbimin civil përcakton se asnjë pozitë e lartë drejtuese nuk mund të mbahet me ushtrues detyre më shumë se tre muaj. Por auditi ka vërejtur se një pozitë menaxhuese mbahej me ushtrues detyre prej muajit korrik të vitit 2015. Sekretari i Përgjithshëm kishte dërguar kërkesë për lejimin buxhetit për këtë pozitë mirëpo kërkesa ishte refuzuar nga Ministria e Financave.

“Mbajtja e pozitës me ushtrues detyre më tepër se tre muaj mund të ndikojë në rënien e cilësisë së punës dhe në performancën e organizatës në përgjithësi. Ministri duhet të negociojë me Ministrinë e Financave dhe të shikojë mundësitë që të ndahet buxhet për paga konform numrit të aprovuar të punëtorëve, në mënyrë që të krijohet mundësia për hapjen e procedurave të rekrutimit”, rekomandon auditi.

E gjetura tjetër tregon se ka pasur dobësi në vlerësimin e tenderëve. Në procedurën e prokurimit “Furnizim me mobilje” në vlerë prej 7,138 euro, një ndër kriteret e kërkuara ishte dëshmia se operatori ekonomik kishte kryer furnizime të njëjta në tri vitet e fundit. Sipas auditit, fituesi i tenderit nuk kishte plotësuar këtë kriter për tri vitet e fundit, mirëpo kishte sjellë dëshmi për furnizim të cilat ishin më të vjetra se periudha e kërkuar.

“Mos zbatimi i drejtë i rregullave dhe udhëzuesve të prokurimit publik mund të rezultojë në përzgjedhjen e ofertuesve të papërgjegjshëm, shkelje të parimit të trajtimit të barabartë të tenderuesve dhe vlerë të dobët për para në praktikat e prokurimit. Ministri duhet të sigurojë se ushtrohen kontrolle të mjaftueshme në mënyrë që të shpërblehet me kontratë vetëm operatorët ekonomik të cilët i plotësojnë kërkesat në dosjen e tenderit”, thuhet në raport. /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Tërmeti në Itali: shpallen dy viktimat e para, nxirret i gjallë nga rrënojat foshnja 17-muajsh (video+foto)

Tërmeti në Itali: shpallen dy viktimat e para, nxirret i gjallë nga rrënojat foshnja 17-muajsh (video+foto)

A është kjo sëmundja e re që po na vjen nga celulari?

A është kjo sëmundja e re që po na vjen nga celulari?

Mbrojtja e Jerusalemit dhe e Al Asqa-së, autoritetet jordaneze presin me nderime Erdoganin

Mbrojtja e Jerusalemit dhe e Al Asqa-së, autoritetet jordaneze presin me nderime Erdoganin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni