Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Turqisë (AFAD) vazhdon të ofrojë ndihmë për Pakistanin e goditur nga përmbytjet.
Siç thuhet në deklaratën e AFAD-it, kjo organizatë turke ka vazhduar aktivitetet e saj në ngritjen e banesave me tenda për personat që kanë nevojë për ndihmë në zonat e prekura nga përmbytjet në Pakistan.
Aktivistët e AFAD ngritën vendbanime me tenda dhe shpërndanë pako ushqimore për viktimat e përmbytjeve në qytetin Mirpur Khas në provincën Sindh.
AFAD planifikon të ngrejë më shumë se 100,000 tenda në zonat e prekura nga përmbytjet në Pakistan.
Në përmbytjet që goditën Pakistanin muajt e fundit, rreth 1400 njerëz vdiqën dhe shumë shtëpi, ura dhe rrugë në vend u shkatërruan. /tesheshi.com/