Gjithmonë kur përmendim Nokian, mendja na shkon te rezistenca dhe fortësia e telefonave të dikurshëm. Sidomos modeli Nokia 3310, i cili u bë në kohën e tij sinonim i cilësisë në ndërtim, por që tani nuk ekziston më në epokën e smartphoneve.
Një model Lumnia, i markës Nokia, pak kohë më parë i ka shpëtuar jetën një ushtari me mision në Afganistan. Ndodhia u bë e ditur nga një nëpunës i kolosit Microsoft, i cili theksoi cilësinë e jashtëzakonshme të pajisjes.
Fotoja e bërë publike në Twitter, nuk i lë shumë vend imagjinatës. Ajo tregon një plumb të ngecur në smartfonin Nokia-Lumnia. Sigurisht, pajisja është shkatërruar krejtësisht, por duket qartë se ka qenë në gjendje të bllokojë trajektoren e plumbit. /tesheshi.com/