Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja si mund të zëvendësohen 24 milionë eurot që humb Kosova nga MSA

by Te Sheshi
15/11/2015
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja si mund të zëvendësohen 24 milionë eurot që humb Kosova nga MSA

Nga Bashkim Kastrati

Hyrja në fuqi e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA) do t’ia heq buxhetit të Kosovës 24 milionë euro, ndërsa kjo humbje mund të rritet në vitet në vijim. Ky është edhe parashikimi i Doganës së Kosovës dhe i ekspertëve të ekonomisë.

MSA-ja parasheh që nga momenti kur të hyjë në fuqi, një pjesë të produkteve që nuk prodhohen në Kosovë, t’iu hiqet taksa doganore dhe në 10 vjetët e ardhshëm taksa doganore për produktet e BE-së që futen në tregun e Kosovës, do të hiqet dalëngadalë.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ditë më parë ka deklaruar se hyrje në fuqi e MSA-së nuk rrezikon të hyrat nga pikat kufitare, sepse siç ka thënë ai, rritja në të hyrat sivjet është 7.8% ende pa përfunduar viti.

“Vitin e ardhshëm unë besoj se do të tejkalojmë këtë rritje të të hyrave edhe nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) edhe nga Doganat e Kosovës dhe kjo do të na mundësojë që ne të akomodojmë çfarëdo zvogëlimi të të hyrave nga doganat si rezultat i zbatimit të MSA-së”, ka thënë ministri Hoti.

Duke marrë parasysh humbjen fillestare prej 24 milionë eurove, në shumë diskutime publike ekonomistët vlerësojnë se institucionet e Kosovës duhet që të gjejnë alternativa për të krijuar të hyra të reja buxhetore në mënyrë që të tentohet që të krijohen këto të hyra.

Kosova të hyrat më të mëdha i gjeneron përmes doganës dhe duke marrë parasysh zhvillimin e sektorit privat dhe investimeve të pakta, fillimisht kjo humbje do të jetë e madhe për buxhetin e Kosovës, por që nëse shfrytëzohen mundësitë që jep MSA-ja, të hyrat për buxhetin e Kosovës mund të shumëfishohen.

Sipas njohësve të fushës së ekonomisë dhe financave, për t’u zëvendësuar kjo shumë që humbet nga nënshkrimi i MSA-së, institucionet e Kosovës duhet të punojnë me seriozitet të madh në tërheqjen e investimeve të huaja, pastaj është më rëndësi orientimi tek prodhuesit vendorë për të mbështetur ata në gjetjen e tregjeve të jashtme për t’i plasuar prodhimet e tyre.

Milionat e humbura nga MSA-ja të zëvendësohen duke luftuar ekonominë joformale

Një ndër mënyrat më efikase dhe të mundshme aktualisht për të rritur të hyrat e buxhetit të Kosovës është luftimi i ekonomisë joformale, pasi që Kosova konsiderohet nga vendet që humb qindra miliona euro nga ekonomia joformale.

Në vitin 2015 ekonomia joformale në Kosovë, nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe nga Qeveria, pranohet se është deri në 40 për qind. Edhe pse nuk ka ndonjë statistikë të saktë në lidhje me milionat që humb Kosova nga ekonomia joformale, kjo humbje llogaritet të jetë rreth 300 – 500 milionë euro në vit.

Lulzim Beqiri, magjistër i ekonomisë ka thënë për tesheshi.com se një pengesë e madhe në rritjen e të hyrave të buxhetit është përhapja e ekonomisë Joformale. Sipas tij, Kosovës i nevojitet një sistem financiar i besueshëm si dhe një ekonomi tregu e qëndrueshme dhe funksionale.

“Për këtë arsye është e rëndësishme që të gjenden metoda efektive për të parandaluar ekonominë joformale. Autorë dhe publikime të ndryshëm kanë përllogaritur se ekonomia joformale e Kosovës vlerësohet të jetë në mes të 40% – 60%, duke përdorë tregues sikurse janë numri i të punësuarve në ekonominë formale dhe joformale, numri i ndërmarrjeve të cilat punojnë në lëmin formal dhe joformal si dhe shifrat krahasuese të shteteve tjera”, thotë Beqiri.

Ai thotë se nënshkrimi i MSA-së përkundër kësaj humbje që shkakton në buxhet, krijon mundësi të shumta të përfitimit për ekonominë e Kosovës dhe se me kalimin e kohës nga MSA-ja mund të ketë përfitime të shumta.

“Kosova me rastin e nënshkrimit të MSA-së, padyshim se do të ketë vështirësi sepse vendet e BE-së do të eksportojnë produkte shumë kualitative në tregun tonë dhe dihet cilësia e produkteve që vijnë nga Bashkimi Evropian dhe i atyre vendore. Mirëpo është një mundësi që prodhuesit vendor të rrisin kapacitetin e prodhimit dhe njëkohësisht edhe cilësinë në mënyrë që të konkurrojnë në një treg me mbi gjysmë milionë banorë. Sektori i bujqësisë dhe energjetikës janë potencial i mirë i Kosovës që të jetë konkurrent i denjët në BE. Me kalimin e kohës edhe Kosova mund të ketë përfitime të shumta nga MSA-ja”, theksoi Beqiri.

Të hyrat tatimore për vitin 2016 parashihet të vazhdojnë të dominohen nga të hyrat e arkëtuara në kufi. Kështu që barra do t’i mbetet Doganës për të mbushur arkën e shtetin. Sipas projektbuxhetit të vitit 2016 të hyrat parashihen të jenë 1 miliard e 597 milionë euro. Të hyra nga Administrata Tatimore e Kosovës parashihet të jenë 340 milionë euro, apo 6.8% më shumë se sa viti 2015. Ndërsa, Dogana e Kosovës është ngarkuar të grumbullojë 1 miliard euro, apo 6.2% më shumë se këtë vit.

Pas arritjes së nënshkrimit të MSA-së në mes Kosovës dhe Unionit Evropian, kryeministri, Isa Mustafa, pati thënë se Komisioni Evropian, nëpërmjet fondeve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), do të investojë në Kosovë deri në vitin 2020, mbi 600 milionë euro dhe këtu do të përfitojnë edhe prodhuesit për t’i rritur dhe zgjeruar kapacitetet e tyre prodhuese dhe përpunuese.

Përveç tjerash, hyrja në fuqi e MSA-së vlerësohet se është sinjali më i mirë që do t’u dërgohej investitorëve të jashtëm se Kosova është një vend që i plotëson kriteret bazike evropiane sa i përket funksionimit të ekonomisë së tregut./tesheshi.com/

Related Posts

Era paqe tregtare mes dy fuqive
Ekonomi

Era paqe tregtare mes dy fuqive

11/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Next Post
Mavraj rikthehet pas 6 muajsh në fushën e blertë, objektiv tani ka Francën

Mavraj rikthehet pas 6 muajsh në fushën e blertë, objektiv tani ka Francën

Lagja e Trimave: familja Shabani nis jetën në shtëpinën e rindërtuar, e pranishme dhe Mesila Doda

Lagja e Trimave: familja Shabani nis jetën në shtëpinën e rindërtuar, e pranishme dhe Mesila Doda

Art, kur personazhet e përrallave bëhen tortë (foto)

Art, kur personazhet e përrallave bëhen tortë (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni