Në një prej momenteve të protestës, një mikrofon gazetaresk i është afruar Bashës duke u pyetur në lidhje me flakën në institucione, ardhur nga bombat molotov.
Ka qenë Klodiana Lala e News 24 ajo që e ka pyetur kreun demokrat për këtë aspekt të dhunshëm të protestës, duke marrë këtë përgjigje: “Populli shqiptar i përket Europës dhe çdo përpjekje për ta larguar nga Europa do përballet me një betejë të vendosur…”, ishin fjalët momentale të Bashës. /tesheshi.com/