A e dini se ku e ruajnë ujin devetë? Nëse thoni se e ruajnë në gungat e tyre atëherë jeni gabim.
Ndonëse shumë njerëz pohojnë se devetë e ruajnë ujin në gungat e tyre dhe e kanë kaluar këtë tregim brez pas brezi, e vërteta është se devetë kanë vetëm dhjamë në gungat e tyre.
Gunga mund të zvogëlohet, e madje edhe të zhduket fare nëse deveja rri pa ngrënë për një kohë të gjatë.
Ekspertët besojnë se deveja e ruan ujin në stomak dhe vetëm pas 24 orësh pasi kanë pirë ujë, ai fillon të qarkullojë në gjak. /tesheshi.com/