Edhe pse perandori Shah Jahan urdhëroi për herë të parë ndërtimin e Taj Mahal në vitin 1632, u deshën as më pak e as më shumë, por plotë 20 vite për ngritjen e kësaj ndërtese. Ustad Ahmad Lahouri ka qenë arkitekti, i cili mbikëqyri gjithë punimet deri në realizimin e kësaj mrekullie që ka mbërritur deri në ditët e sotme.
Perandori kërkonte të ndërtonte një shtëpi gjigante ku të mund të prehej e qetë bashkështortja e tij. Taj Mahal u ndërtua me mermer të bardhë dhe në muret e saj ka edhe gurë gjysmë të çmuar.
Në të është bërë një punë e madhe fizike, ndërsa janë përfshirë mbi 20 mijë persona që kanë dhënë ndihmën e tyre në ngritjen e ndërtesës, kuptohet me asistimin e elefantëve të shumtë.
Është një nga mrekullitë e botës dhe vizitohet nga miliona njerëz në vit. /tesheshi.com/