Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja sa duhet të rritet GDP-ja në Kosovë për ta ndjerë zhvillimin ekonomik të gjitha shtresat

by te Sheshi
21/02/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja sa duhet të rritet GDP-ja në Kosovë për ta ndjerë zhvillimin ekonomik të gjitha shtresat

Nga Bashkim Kastrati

Sipas parashikimeve të Qeverisë së Kosovës, Bankës Qendrore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, norma e rritjes ekonomike për këtë vit pritet të jetë rreth 4 për qind. Por njohës të fushës së ekonomisë thonë se kjo rritje e premtuar dhe e parashikuar është e ndërlidhur me gjendjen aktuale politike dhe vështirë se do të zhvillohet. Sipas tyre rritja prej 4 për qind edhe nëse realizohet, nuk do të vërehet në jetën e përditshme ekonomike, por nëse arrihet kjo rritje ekonomike për 4 për qind do të thotë vetëm ruajtje e (status kuos), ruajtje e një situate të ngjashme qoftë ekonomike, qoftë sociale.

Duke pasur parasysh se në vitin 2014 Kosova ka kaluar një kaos politik, ndodhi një rritje ekonomike as 1 për qind e plotë. Sipas ekonomistëve, sektori privat po ngec dhe se ky sektor do të ngec përderisa nuk ka rrafsh të sigurt politik e institucional.

Bernard Nikaj, ekonomist dhe ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë për tesheshi.com se një rritje prej 4 për qind është e mundshme, mirëpo e rëndësishme për ekonominë kosovare është se nga do të vije rritja. Sipas tij, për një kohë të gjatë, ne kemi pasur rritje të vazhdueshme të GDP-së e cila nuk ka rezultuar me ulje të theksuar të papunësisë dhe rritje të mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve në Kosovë.

“Njëra nga arsyet është se kjo rritje kryesisht ka ardhur nga rritja në shpenzime qeveritare, e shumë pak nga rritja dhe forcimi i sektorit privat, atij vendor ose rritjes se investimeve të huaja direkte. Kjo për mua d.m.th që rritja prej 4 për qind jo domosdoshmerisht në vetvete do të ndikojë në ndryshimin e situatës ekonomike në vend, nëse nuk ndërrohet struktura e rritjes së GDP-së (Bruto Prodhimi Vendor). Nga kjo do të varet edhe a do ta ndiejnë këtë rritje të gjitha shtresat e qytetarëve në Kosove”, thotë Nikaj.

Në Kosovë vështirë të parashikohet saktë rritja ekonomike

Isa Mulaj udhëheqës i Institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA) ka thënë për tesheshi.com se në Kosovë asgjë nuk mund të parashikohet saktë rreth rritjes ekonomike për shkak të rrethanave shumë të paqëndrueshme ekopolitike.

Sipas tij, rritja ekonomike si kategori nuk është ndonjë tregues i zhvillimit pasi që edhe nëse kemi rritje prej 4 për qind, çka realisht sipas të gjitha trendëve të tanishme nuk mund të ndodhë dhe se deformimet strukturore në ekonomi vazhdojnë.

“Duke i shikuar treguesit e gjendjes së monopoleve, oligopoleve, koncentrimin e pasurisë në duar të një grupi të vogël, papunësinë dhe varfërinë masive, rritja ekonomike mund të vjen në llogari të oligarkëve dhe kurriz të popullsisë, që do të thotë se të pasurit bëhen më të pasur, e të varfrit më të varfër”, thotë Mulaj.

Ai thotë se çfarëdo rritje ekonomik në këtë strukturë ekonomike nuk ndikon në uljen e papunësisë dhe zbutjen e varfërisë.

“Çfarë kuptimi do të kishte rritja ekonomik nëse e koncentrojmë tërë pasurinë e Kosovës në disa njerëz? Do të thotë, rritet vetëm pasuria e tyre, por jo edhe mirëqenia ekonomike e shumicës së popullsisë. Po ashtu, duhet të jemi të kujdesshëm në përdorimin dhe referimin e rritjes ekonomike në kohën kur shumë qytetarë po emigrojnë”, theksoi ekonomisti Mulaj.

Ai thotë se meqenëse Kosovën brenda një viti e kanë lëshuar mbi 100 000 njerëz, atëherë edhe treguesit statik të ekonomisë do të dilnin si rritje ekonomike, sidomos për të ardhurat për kokë banori.

Sipas tij, nëse këta tregues të të ardhurave mbesin përafërsisht të njëjtë pas një viti, por Kosovën do ta braktisnin edhe 200 000 njerëz tjerë, atëherë llogaritjet i nxjerrin të ardhurat për kokë banori dukshëm me të rritura për nja 10 për qind për shkak të raportit me numrin më të vogël të popullsisë.

“Prandaj, rritja ekonomike për rastin e Kosovës nuk është kurrfarë treguesi i zhvillimit dhe mirëqenies ekonomike. Nëse nga kjo rritje shteti mund të mbledhë më shumë të hyra buxhetore, përsëri nuk ka aq rëndësi për mirëqenien ekonomike të qytetarëve, sepse me buxhet favorizohen përsëri bizneset e mafio-oligarkëve, duke i bërë kështu ata më të pasur në kurriz të shumicës së popullsisë të papunë dhe të varfër”, ka thënë Mulaj.

Rritje dyshifrore e GDP-së që qytetarët ta ndjejnë në përditshmëri

Duke marrë parasysh situatën e rëndë ekonomike dhe sociale si dhe varfërinë absolute dhe relative të qytetarëve të Kosovës, duhet që të ketë një rritje të madhe ekonomike në mënyrë që qytetarët e Kosovës ta ndjejnë apo ta prekin këtë rritje në përditshmëri.

Kështu që vetëm rritja dyshifrore do të kishin ndikime direkte dhe të ndjehej direkt tek jeta e qytetarëve, por në bazë të zhvillimeve aktuale kjo gjë është e pamundur që të ndodhë.

Bernard Nikaj thotë se për të arritur një zhvillim me të hovshëm ekonomik në Kosove, rritja e GDP-së do të duhet të kalonte normën prej 7 për qind.

“Vetëm atëherë kjo rritje do të ishte më e ndjeshme për të gjitha shtresat në Kosovë”, thotë ai.

Në rritjen e GDP-së në Kosovë dhe zhvillimin ekonomik do të ndikonin investimet e huaja direkte, por fatkeqësisht Kosova nuk është bërë asnjëherë vend atraktiv për investitorët e huaj, ndërsa zhvillimet politike të fundit, jostabiliteti si dhe dukuritë negative si krimi i organizuar dhe korrupsioni po vazhdojnë që të mbajnë larg Kosovës investitorët e huaj. /tesheshi.com/

Related Posts

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Moratoriumi i gjuetisë dhe i pyjeve në Shqipëri, ja ndëshkimet për një muaj e gjysëm

Moratoriumi i gjuetisë dhe i pyjeve në Shqipëri, ja ndëshkimet për një muaj e gjysëm

3 mënyra për të eliminuar erën e keqe të këmbëve

3 mënyra për të eliminuar erën e keqe të këmbëve

Tiranë: ambjentalistët përplasen me policinë bashkiake

Tiranë: ambjentalistët përplasen me policinë bashkiake

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni