Një pjesë e madhe e njerëzve i veshin xhinset që në një moshë shumë të herët por thuajse asnjëherë nuk e kemi kuptuar se për çfarë shërbejnë këto butona që ndodhen në pjesën e xhepave.
Të ashtu quajturat butona, emrin e vërtetë e kanë “perçina” dhe shërbejnë që xhinset të mos konsumohen, të mos grisen dhe të mos shqepen shumë shpejt pranë tegelit.
Këto perçina janë vendosur fillimisht në xhinse nga ana e Levi Strauss, i cili në vitin 1829 vuri re se minatorët që punonin në miniera i grisni shumë shpejt xhinset në këtë vend. /tesheshi.com/