Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja pse po ngec zbatimi i prokurimit elektronik në Kosovë

by Te Sheshi
10/03/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja pse po ngec zbatimi i prokurimit elektronik në Kosovë

Nga Bashkim Kastrati

Aplikimi i prokurimit publik në formë elektronike është konsideruar si një mundësi e mirë për të shmangur aferat e korrupsionit përmes tenderave publikë. Për këtë formë të prokurimit ka vite që flasin ministra e kryeministra, duke e parë si një mundësi të mirë për të bërë progres në luftën kundër korrupsionit. Prokurimi, përkatësisht proceset tenderuese, konsiderohen si një nga fushat ku ka më së shumti korrupsion.

Prokurimi publik përmes përdorimit të teknologjisë së informacionit është më i lehtë, sepse procedurat janë më të shpejta dhe të thjeshtuara. Ai është më pak i kushtueshëm, sepse eliminimi i dokumenteve të tepërta shkresore dhe inkurajimi i konkurrencës zvogëlon kostot. Ky sistem është më transparent, sepse mundëson rritjen e fluksit të informacionit dhe reduktimin e ndërhyrjes nga persona të ndryshëm. Dhe, ç’është më e rëndësishme, ai rrit shkallën e përgjegjshmërisë, duke çuar kështu në një përdorim më të efektshëm të parave të taksapaguesve.

Por, aktualisht, prokurimi elektronik ende nuk është plotësisht funksional. Shumë nga institucionet vazhdojnë të mos e aplikojnë prokurimin elektronik, ndërsa deri në fund të vitit 2017 prokurimi elektronik do të aplikohet paralelisht me prokurimin klasik. Rrjedhimisht, gjatë gjithë vitit 2017 nuk do të mund të vërehen ndikimet pozitive të prokurimit elektronik, siç është ulja e shpenzimeve totale të qeverisë deri në 10 për qind.

Në fillim të vitit 2016, qeveritarët dhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit Elektronik (KRPP) kishin premtuar se prokurimi elektronik do të niste në gjysmën e vitit 2016. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, dhe procesi i prokurimit elektronik ishte prolonguar.

Qeveria e Republikës së Kosovës në mars të vitit të shkuar mori vendim që për të gjitha autoritetet kontraktuese të centralizuara të bëhej i obligueshëm prokurimi elektronik nga 1 prilli 2016. Sipas vendimit, nga 1 shtatori obligohen edhe organizatat buxhetore në nivelin qendror, dhe nga fillimi i janarit të këtij viti të bëhet i obligueshëm për të gjitha organizatat buxhetore në Kosovë.

Ndërkohë, KRPP-ja kishte lëshuar një vendim me të cilin obligohej aplikimi i prokurimit elektronik.

“Përdorimi i prokurimit elektronik bëhet i obligueshëm për të gjitha organizatat buxhetore të nivelit lokal dhe ndërmarrjet publike nga data 01.01.2017,” thuhet në këtë vendim të KRPP-së të datës 1 dhjetor 2016.

Por, në fund të këtij vendimi, KRPP-ja jep edhe 12 muaj kohë deri në funksionalizimin e plotë të prokurimit elektronik.

“Operatorët ekonomikë janë të obliguar që të regjistrohen në platformë dhe të dorëzojnë tenderin në mënyrë elektronike ose kopje fizike, por jo në të dy versionet njëherësh. Ky opsion i dorëzimit vlen deri më datë 31.12.2017,” thuhet në këtë vendim.

Bazuar në vendimin e KRPP-së gjatë vitit 2017, bizneset do ta kenë mundësinë që ofertat e tyre t’i dorëzojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa pasur nevojë që ato t’i dërgojnë përmes platformës elektronike. Gjithashtu, biznese duhet të regjistrohen në platformë dhe ta shkarkojnë dosjen e tenderit aty dhe pastaj të dorëzojnë ofertat e tyre në autoritetin kontraktues.

Nuk ka vullnet për ta bërë të suksesshëm prokurimin elektronik

Edhe pse një nga qëllimet bazë të prokurimit elektronik është rritja e transparencës, njohësit e fushës së prokurimit nuk janë të kënaqur me transparencën që po ofron ky projekt i prokurimit. Sipas tyre, ka disa mungesa  që lidhen me çështjet e transparencës, për shkak se aktualisht kjo formë e prokurimit elektronik nuk e rrit numrin e dokumenteve të qasshme online as edhe për 1 për qind.

Sistemi u mundëson qasje në informata vetëm palëve që janë të regjistruara në këtë platformë. Sipas saj, publiku mund të ketë qasje vetëm në njoftimet për kontrata e dhënie të kontratave, por jo edhe në dokumentet publike që tregojnë dhe pasqyrojnë mënyrën e shfrytëzimit të parasë publike.

Isuf Zejna, hulumtues në organizatën “Democracy Plus”, është marrë me prokurimin një kohë të gjatë. Ai ka thënë për tesheshi.com se prokurimi elektronik ka rëndësi shumë të madhe, pasi që i njëjti, po qe se zbatohet siç duhet, rrit efektivitetin, efikasitetin dhe transparencën e aktiviteteve të prokurimit.

“Deri në një masë të madhe e rrit anonimitetin e bizneseve përballë komisioneve vlerësuese dhe shmang kontaktet e drejtpërdrejta në mes të zyrtarëve të prokurimit dhe bizneseve. Pra, prokurimi elektronik mund të ndikojë që të ulet korrupsioni dhe të ulet vlera e produkteve, punëve apo shërbimeve të blera,” thotë Zejna.

Ai thotë se ndikimi i prokurimit elektronik në parandalimin e korrupsionit është i një rëndësie shumë të madhe, pasi që e bën më të lehtë për institucionet mbikëqyrëse të kenë shumë informata në kohë reale dhe u jep mundësinë atyre të intervenojnë para se buxheti të jetë dëmtuar.

“Në Kosovë ky proces ka filluar, dhe që nga 1 janari i vitit 2017 është obligues për të gjitha institucionet publike, përderisa është ende opsional për bizneset të cilat ofertojnë. Bizneset deri në fund të vitit 2017 do të kenë mundësinë t’i dorëzojnë ofertat e printuara ose përmes platformës së prokurimit elektronik,” theksoi Zejna, duke shtuar se vullneti politik për ta zbatuar prokurimin elektronik ekziston, por jo vullneti për ta bërë të suksesshëm këtë softuer, pasi ai aktualisht nuk është duke funksionuar mirë.

“Edhe si i tillë është për shkak të presionit të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, dhe jo si nevojë që është parë nga qeveria. Sidoqoftë, edhe si i tillë është progres në bërje, dhe shpresojmë se deri në fund të vitit 2017 ky sistem do të jetë tërësisht funksional,” shprehet Zejna.

Kujtojmë që prokurimi elektronik ishte lansuar për herë të parë në janar të vitit 2016. Në atë kohë kishte nisur vetëm periudha testuese, në të cilën ishin përzgjedhur gjashtë institucione për të aplikuar e-prokurimin.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), kanë qenë pjesë e prokurimit elektronik që në fazën e pilotimit. Ndërkohë, gjatë këtij pilot-projekti janë vërejtur shumë mangësi, të cilat pritet të rregullohen në vazhdimësi.

Ky projekt i financuar nga Banka Botërore, prej të cilit përfitues kryesor ishte Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP), kushtoi 578 mijë e 990 euro, ndërsa do ta zbatonin konzorciumi “Infodom” nga Kroacia dhe “Komtel” nga Kosova. /tesheshi.com/

Related Posts

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?
Kryesore

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

08/07/2025
Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij
Analizë

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

08/07/2025
Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë
Sociale & Shoqëri

Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë

08/07/2025
Next Post
Raportuesja e OKB-së flet për krime kundër njerëzimit ndaj pakicës muslimane në Mjanmar

Raportuesja e OKB-së flet për krime kundër njerëzimit ndaj pakicës muslimane në Mjanmar

Njihuni me Almedrën, bardhoshen e lindur pa këmbët e para (video)

Njihuni me Almedrën, bardhoshen e lindur pa këmbët e para (video)

Ndërkombëtarët e Vetingut zbarkojnë te Nishani e Llalla: Hetim procesverbaleve të prokurorëve dhe KLD-së

Ndërkombëtarët e Vetingut zbarkojnë te Nishani e Llalla: Hetim procesverbaleve të prokurorëve dhe KLD-së

TË FUNDIT

  • Të fundit
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni