Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja pse nga falja e borxheve në Kosovë përfitojnë bizneset e mëdha dhe jo qytetarët e varfër

by te Sheshi
25/12/2015
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja pse nga falja e borxheve në Kosovë përfitojnë bizneset e mëdha dhe jo qytetarët e varfër

Nga Bashkim Kastrati

Ligji për Faljen e Borxheve bëri bujë të madhe në opinion, ku fillimisht u raportua se do t’u falen borxhet të gjithë qytetarëve dhe bizneseve. Këto borxhe supozohej se do të përfshinin periudhën kohore prej vitit 2000 deri në vitin 2008. Por pas disa ditëve Qeveria e Kosovës sqaroi se për të përfituar nga falja e borxhit, duhet që të plotësohen disa kritere.

Falja e borxheve kushtëzohet që pala të paguajë borxhet nga data 1 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014 në mënyrë që pala të lirohet nga ndëshkimi dhe t’i falen borxhet qytetarëve dhe bizneseve kanë ndaj shtetit deri nga viti 2000 deri në vitin 2008 .

Për të paguar borxhet për periudhën 2009-2014, qytetarët do të kenë kohë një vit, pasi ligji të hyjë në fuqi, dhe kështu borxhet që kanë pasur deri më 2008 do të llogaritën të falura.

Por fillimi i implementimit të këtij ligji po tregon se përfituesit më të mëdhenj nga falja e borxheve janë bizneset e mëdha, të cilat kanë borxhe me miliona euro të cilat i janë grumbulluar ndër vite nga mos-përgjegjësia e tyre për të kryer obligimet ndaj shtetit.

Kompani të mëdha me pronar të huaj, korporata të fuqishme, por edhe kompani të shumta private me kapital vendor, kanë përfituar miliona euro në emër të Ligjit për Faljen e Borxheve të akumuluara nga përfundimi i luftës e deri në fund të vitit 2008.

Bazuar në listën e faljes së borxheve që është publikuar në ueb-faqen e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) shihet se kompanive të mëdha u janë falur miliona euro, ndërsa këto kompani janë vendore, por edhe të huaja.

Gjithashtu nga falja e borxheve kanë përfituar edhe bizneset të cilat kanë bërë shkelje të ndryshme ligjore, duke i bërë dëme të mëdha vendit. Pra qeveria nuk ka paraparë që të veprojnë në mënyrë selektive në raste të tilla.

Shembull në listën për falje të borxheve gjendet edhe avokati nga Klina Kolë Puka, i cili tash e një kohë është duke vuajtur burgun për vepra të ndryshme penale që kanë të bëjnë me shpërdorim të pozitës zyrtare ose autorizimit, pastrim të parave dhe mashtrim. Shuma e mjeteve që iu janë falur atij janë 1 milion e 919 mijë euro.

Të varfrit mbesin borxhli

Ligjin për Faljen e Borxheve  nuk po mund ta shfrytëzojnë sa duhet qytetarët, e sidomos ata që janë në gjendje të rëndë socio-ekonomike, kjo për faktin sepse shumica e tyre nuk kanë mundësi financiare që të shlyejnë borxhin gjatë periudhës 2009 – 2014.

Qytetarët thonë se ky ligj do të duhej që t’i jap përparësi qytetarëve më shumë se sa bizneseve në mënyrë që t’u mundësohet shlyerja e borxheve për periudhat e lartcekura. Ata thonë se kanë mbetur në borxhe për shkak se nuk kanë pasur mundësi që t’i paguajnë obligimet ndaj shtetit, ndërsa tani e kanë të pamundur që t’i kryejnë të gjitha përnjëherë.

“Mezi po ia dal që të sigurojë bukën edhe disa gjëra elementare, e lërë më të paguaj tash borxhin e grumbulluar të rrymës dhe tatimet tjera. Nuk kam mundësi, sepse me pas mundësi gjithsesi do ta paguaja dhe të përfitoja në shlyerjen e borxhit tjetër, por nuk po kemi ku mi marrë ato parë thoni qeverisë”, ka thënë për tesheshi.com qytetari Bajram Osmani.

Ligji për Faljen e Borxheve duhej të ishte më i koordinuar

Lulzim Beqiri magjistër i ekonomisë ka thënë për tesheshi.com se Ligji për Faljen e Borxheve është i mirëseardhur në Kosovë pasi që ky ligj është për here të parë duke u aplikuar dhe një mundësi shumë e mirë që të pastrohen listat e borxhlinjve që kanë figuruar që nga paslufta e këndej. Sipas tij, shqetësuese është se borxhi po i falet kompanive të mëdha të cilat kanë pasur mundësi që ta paguajnë borxhin, por për shkak të neglizhencës ose lidhjeve të ndryshme nuk e kanë paguar.

Ai thotë se rreth 82 për qind e borxhit që do të falet vjen nga amvisëria apo ekonomia familjare dhe 16% për bizneset e vogla ndërsa vetëm 1% për institucionet e Shtetit dhe kompanitë e mëdha.

“Bazuar në listën e faljes së borxheve që është publikuar në ueb-faqen e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) shihet se kompanisë “Italbeton-Gen.Const”, i janë shlyer hiç më pak se 6 milionë e 753 mijë euro, më shumë se 2,5 milionë euro i janë falur edhe kompanisë “Pajtimi Company”, 1,3 milionë euro u janë falur edhe kompanisë tjetër të huaj “Carta Isnardo” pra thjesht përfitim i disa kompanive duke dëmtuar qytetari e ngratë”, thotë Beqiri.

Ekonomisti Beqiri thotë se nga falja e borxhit qytetarët kanë përfituar më pak, sepse për shkak të kushteve të rënda sociale është raportuar për shumë raste se ata nuk mund të paguajnë një pjesë të borxhit i cili është kusht për të shlyer pjesën tjetër.

“Qytetarët kanë vështirësi në shlyerjen e këtyre detyrimeve pasi siç dihet gjendja sociale e shumicës është e mjerueshme dhe përfituesit më të mëdhenj janë kompanitë e mëdha korruptive të lidhura edhe me krimin. Ky është thjesht një dëmtim i radhës për qytetarin e Kosovës”, theksoi Beqiri.

Ai thotë se borxhet zakonisht u falen qytetarëve me pamundësi të kryerjes se detyrimeve, e jo kompanive që kanë qarkullim milionësh dhe nuk i paguajnë taksat. Sipas tij këto kompani do të duhej të ndiqen penalisht.

“Çka me bizneset që kanë paguar rregullisht taksat, çka me qytetarët e ndërgjegjshëm që kanë dhënë edhe centin e fundit për t’i shlyer detyrimet, pra thjesht një moskoordinim i duhur në një kohë të duhur nga njerëz jo të duhur”, u shpreh Beqiri. /tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Era paqe tregtare mes dy fuqive
Ekonomi

Era paqe tregtare mes dy fuqive

11/05/2025
Next Post
Një italian për stolin e Realit të Madridit: Kapelo dhe Konte të parapëlqyer

Një italian për stolin e Realit të Madridit: Kapelo dhe Konte të parapëlqyer

Algjeria shpall tetë ditë zi për vdekjen e heroit të pavarësisë

Algjeria shpall tetë ditë zi për vdekjen e heroit të pavarësisë

Papa: apel njerëzimit për të shpëtuar nga materializmi

Papa: apel njerëzimit për të shpëtuar nga materializmi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni