Nëse jeni duke lexuar këtë teks në makinën tuaj, me siguri jeni duke ndier pak përzierje. Nuk jeni i vetmi. Afërsisht 80 për qind e popullsisë së përgjithshme kanë një problem të tillë.
Ajo ndjenja e përzierjes që keni kur lexoni në makinë vjen nga talamusi juaj. Neuroshkencëtari Dean Burnett nga Universiteti i Cardiff-it i ka shpjeguar Melisa Dahl nga New Your Magazine se ‘detyra e talamusit është që të interpretojë të gjitha sinjalet sensoriale që dërgon trupi.’
Në jetën e përdishme, ato sinjale sensoriale vijnë nga muskujt tuaj gjatë lëvizjes, nga sytë teksa vëzhgoni përreth e madje edhe nga veshi juaj i brendshëm, i cili ka sensore balancimi që ju tregon se nga cila anë duhet të shkoni dhe sa shpejt po lëvizni.
Por, kur jeni duke lexuar në një makinë, muskujt dhe sytë tuaj i thonë talamusit se ju jeni ulur, ndërkohë që veshi juaj i brendshëm thotë se jo, ju jeni në levizje. Është pikërisht ky lloj ‘disbalance’ ndërmjet organeve sensoriale që ju shkakton ndjenjën e përzierjes. /tesheshi.com/