Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja pse Mitrovica është komuna më e varfër në Kosovë

by te Sheshi
24/03/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Ja pse Mitrovica është komuna më e varfër në Kosovë

Nga Bashkim Kastrati

Komuna e Mitrovicës, dikur ishte komuna më e zhvilluar industriale në Kosovë. Në këtë komunë ishte numri më i madh i të punësuarve, aty ishin të punësuar edhe shumë qytetarë të komunave tjera të Kosovës. Sigurisht që gjiganti “Trepça” ishte njëri ndër punëdhënësit më të mëdhenj të të lartcekurve.

Por sot Mitrovica është komuna më e varfër në Kosovë dhe e goditur më së shumti nga papunësia dhe varfëria.

Përderisa për pjesën veriore nuk janë ofruar shënime nga autoritetet lokale, sipas të dhënave zyrtare të muajit dhjetor të vitit 2015, në pjesën jugore të komunës së Mitrovicës, afër 2000 familje me rreth 10 mijë anëtarë janë të përfshirë në skemat e ndihmës sociale, shifër kjo që e radhit në vendin e parë krahasuar me komunat tjera. Ndërsa punëkërkues të regjistruar llogariten të jenë mbi 6 mijë 700, por ka një numër të madh të qytetarëve që nuk regjistrohen në qendrat për punë sociale, pasi që nuk kanë besim se mund të gjejnë punë përmes këtyre zyrave të punësimit.

Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e varfërisë ekstreme në Mitrovicë dallon nga qytetet tjera. Vetëm varfëria ekstreme sillet deri në 18 për qind.

Bazuar në marrëveshjet politike dhe procesin e decentralizimit, Mitrovica është ndarë në dy komuna – atë veriore, të banuar nga shumica serbe dhe Mitrovica jugore, e populluar nga shumica shqiptare. Komuna e Mitrovicës (jugu) numëron mbi 72 mijë banorë me 46 vendbanime.

Mitrovicën e braktisën ndërkombëtarët dhe Qeveria e Kosovës

Analisti për çështje politike Nexhmedin Spahiu ka thënë për tesheshi.com se faktori kryesor që Komuna e Mitrovicës është më e varfra në Kosovë për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të Serbisë. Spahiu i cili jeton në Mitrovicë dhe e njeh mirë këtë qytet dhe zhvillimet që bëhen atje, thotë se përgjegjës për këtë situatë është edhe faktori ndërkombëtar.

“Mitrovica është shndërruar në qytetin më të varfër të Kosovës, ngaqë kjo është agjendë e Beogradit. Në këto 17 vite Prishtina dhe ndërkombëtare ose e kanë ndjekur politiken e Beogradit ose kanë bërë kompromis me të”, thotë Spahiu.

Ai thotë se asnjë nga qeveritë e Kosovës nuk e kanë pasur fokusin e duhur në Komunën e Mitrovicës në mënyrë që ta zhvillojnë ekonomikisht.

“Ka 20 vite që rrah pikën se Kosova duhet të përqendrohet në Mitrovicë që të kthehet nga e mbara, që duhet ta shndërrojë atë në qytetin më të pasur të Kosovës. Fatkeqësisht nga këto këshilla ka marrë mësim Beogradi por jo Prishtina. Beogradi e ka bërë të kundërtën, përmes njerëzve të tij në Kosovë e në mesin e ndërkombëtarëve e ka bërë atë qytetin me të varfër në Kosovë”, theksoi Spahiu.

Por, që nga vendosja e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në qershor të vitit 1999, Mitrovica mbeti një prej komunave më të tensionuara duke u ndarë dy pjesë, atë jugore dhe veriore. Komuniteti ndërkombëtar, sidomos administratorët e UNMIK-ut në Kosovë pretendonin apo ishin ithtar që në Mitrovicë të ketë status quo, pra të mos ketë ndryshim të situatës.

Problemet e vazhdueshme politike në këtë komunë, vlerësohen të jenë një prej arsyeve që kanë çuar edhe në ngecjen e zhvillimit ekonomik. Në këtë komunë kanë ndodhur tensione kohë pas kohe, pra është një qytet që për shkak të problemeve politike dhe etnike mundësia për të pasur tensione dhe konflikte është më e madhe.

Por, ekspertët e ekonomisë fokusohen sidomos te shkalla e zhvillimit ekonomik si problemi kryesor pse mitrovicasit ballafaqohen më së shumti me probleme sociale. Ndërsa analistët politik e shohin si të domosdoshëm zhvillimin ekonomik të Mitrovicës, si parakusht edhe për ndalimin e tensioneve dhe krijimin e një klime të mirë dhe bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve.

Komuna e Mitrovicës, përveçse është e pasur me minerale dhe xehe, është vend i pasur edhe me argjend dhe plumb.

Dihet se kombinati metalurgjik “Trepça”, ishte i njohur në Kosovë në vazhdimësi si gjigant i zhvillimit ekonomik-industrial. Sektorët e këtij kombinati gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit të Mitrovicës.

Aty, para viteve ’90, kanë punuar 25 mijë punëtorë, ndërkaq aktualisht, sipas shifrave zyrtare, ka rreth 1,435 punëtorë. Përderisa rreth 1200 veta, marrin pensione të parakohshme.

Duke u bazuar në pasuritë e Kombinatit “Trepça”, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë fushatës parazgjedhore, kishte premtuar se do të gjeneronte mijëra vende pune duke ulur kështu papunësinë dhe varfërinë, por deri më tani nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Pasiguria dhe tensionet kanë ndikim të madh në gjendjen sociale të mitrovicasve

Isa Mulaj, udhëheqës i Institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), ka thënë për tesheshi.com se Mitrovica në një kohë në të kaluarën ishte rajoni më i zhvilluar i Kosovës, ndërsa sot një prej komunave më të varfra. Ai thotë se dikur zhvillimi i saj ishte bazuar në kombinatin xehetaro-metalurgjik “Trepça.” Struktura ekonomike tash ka ndryshuar, por shkaqet e mozhvillimit të Mitrovicës dhe rritja e varfërisë janë të ndërlidhura më së shumti me dimensionet etnike, politike, sigurisë dhe të qeverisjes.

“Në vendet ku pasiguria është më e madhe, edhe investimet tentojnë të jenë më të vogla. Kjo etapë e pasigurisë në Mitrovicë fillon që nga viti 2000 kur nga pjesa veriore e saj ishin dëbuar mbi 11000 banorë shqiptarë, çka nënkupton se atyre u ka mbetur një pjesë e madhe e pasurisë në atë rajon të cilën nuk mund ta shfrytëzojnë. Nëse shumica e banorëve të dëbuar janë vendosur në jug të Mitrovicës, edhe në këtë pjesë ka ngecur zhvillimi pasi ata u zhvendosën si refugjatë ndërsa pasuria e tyre mbeti në veri. Pas kësaj, prapambetjes ekonomike të Mitrovicës i kontribuojë decentralizimi në baza etnike, e tash së fundi nënshkrimi i marrëveshjes për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, që do të thotë se përgjegjësinë për thellimin e mëtejmë të krizës ekonomike e mban Qeveria e Kosovës”, thotë Mulaj.

Ai thotë se qeverisja padyshim se është një prej segmenteve kyçe që ndikon në zhvillimin ose prapambeturin ekonomike të një rajoni. Gjersa Mitrovica si një prej rajoneve më të zhvilluara është kthyer ndër më të pazhvilluarit, në të njëjtën kohë, përmes qeverisjes nga Prishtina, kemi vërejtur kthimin e disa komunave më të pazhvilluara si Skenderaj dhe Malisheva ndër më të zhvilluara përmes ndërtimeve dhe projekteve të cilave u ka dhënë përparësi pushteti qendror.

“Kjo ndodhi sidomos gjatë mandatit kur në pushtet ishin ose ende janë njerëzit e atyre komunave përkatëse. Në të kaluarën, qasje të njëjtë për zhvillimin e rajoneve prej nga vijnë pushtetarët e kanë përdorur gjakovarët për Gjakovën. Sot po e përdorin drenicasit për Drenicën, pavarësisht se Mitrovica ka resurse dhe premisa më të mira për zhvillim më të hovshëm. Ndaj këtyre tendencave lokaliste duke i diskriminuar ose anashkaluar rajonet tjera, nuk është diskutuar asnjëherë në Kuvendin e Kosovës. Edhe kjo neglizhencë ndaj këtij problemi e shtron pyetjen se a janë Kuvendi dhe Qeveria të Kosovës dhe për gjithë Kosovën, apo vetëm për grupet e ngushta të interesit dhe klaneve lokalist”, theksoi Mulaj. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Arsyeja pse Apple krijoi iPhone SE

Arsyeja pse Apple krijoi iPhone SE

Nikoliç: Bombardimet e NATO-s do të ngelin në kujtesën tonë si pushtim

Nikoliç: Bombardimet e NATO-s do të ngelin në kujtesën tonë si pushtim

Flora e turizmit: pse zgjodha të reklamoj vendin tim

Flora e turizmit: pse zgjodha të reklamoj vendin tim

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni