Lënia e karikuesit të telefonit apo tabletit në prizë është një trend që ndiqet nga të gjithë. Secili nga ne mendon se nuk mund të ndodhë gjë nëse ne e lëmë në prizë atë, që nuk harxhohet energji. Ka të tjerë që mendojnë ndryshe. Po si është e vërteta e kësaj?
Website “How To Geek” ka bërë një eksperiment në lidhje me këtë gjë. Ata kanë vendosur një matës të energjisë elektrike dhe më pas kanë lënë në prizë karikuesit e telefonave, tabletave dhe kompjuterit.
Kur e kanë kontrolluar është parë që energjia elektrike në fakt ishte harxhuar edhe pse të lidhur ishin vetëm karikuesit dhe nuk po ushqenin asnjë pajisje./tesheshi.com/