Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja pse bizneset e Kosovës nuk po ia shohin hajrin MSA-së

by te Sheshi
26/01/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja pse bizneset e Kosovës nuk po ia shohin hajrin MSA-së

Nga Bashkim Kastrati

Nënshkrimi i marrëveshjes për Stabilizim-Asocim (MSA) u prit më bujë të madhe dhe u konsiderua si një ndër arritjet më të mëdha të Kosovës në vitet  e fundit. Zyrtarë të institucioneve deklaronin se Kosova do të fitojë shumë edhe në aspektin ekonomik pasi që po i hapen dyert e Evropës.

Mirëpo shumë njohës të fushës se ekonomisë qysh atëherë deklaruan se MSA-ja më shumë ka shkaktuar entuziazëm sesa që do të ketë zhvillime reale ekonomike.

MSA e cila filloi të zbatohet në Kosovë që nga muaji prill i vitit të kaluar nuk ka dhënë efektet e pritura. Këtë e thonë edhe përfaqësues të shoqatave që mbrojnë interesat e bizneseve dhe afaristë në vend.

Edhe pse MSA i hapi dyert bizneseve të Kosovës për pjesëmarrje në tregun prej 500 milionë banorësh, prania e produkteve të Kosovës në tregjet e BE-së nuk ka shënuar rënie. Një nga pengesat në këtë drejtim është mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe në mungesë të lëvizjes së lirë, pa viza në vendet e BE-së as MSA nuk po mund të shfrytëzohet.

Më konkretisht, ka disa kompanie të suksesshme në Kosovë që kanë kapacitete për të prodhuar dhe eksportuar edhe jashtë vendit, por pronarëve të këtyre bizneseve iu mungon elementi kryesor, lëvizja e lirë që do t’u mundësonte takime dhe kontakte të shpeshta dhe të drejtpërdrejta. Ndërkaq, në situatën aktuale për të marrë një vizë për në vendet e Evropës, fjala vjen në Gjermani, Francë, etj., duhet grumbulluar një mal me dokumente, gjë që një biznesmeni i shpenzon disa javë kohë dhe nuk e ka të sigurt se do ta marrë vizën. Ambasadat edhe biznesmenët në aspektin e procedurave i trajtojnë njëjtë sikur gjithë qytetarët e tjerë.

Por një procedurë e tillë mund të kryhet nga pronari i biznesit, por për të realizuar eksportin nevojitet që edhe dhjetëra punëtorë të pajisën me viza dhe në rrethana aktuale kjo gjë është shumë e vështirë për shkaqet e lartcekura, por ka edhe kosto financiare. Gjithashtu, vizat jepen zakonisht për një afat të shkurtër kohorë (5-7 ditë) dhe është raportuar në shumë raste që përfaqësuesit e kompanive të Kosovës kanë qenë të detyruar të ndërpresin aktivitetin e tyre qoftë në panaire apo aktivitete tjera biznesore për shkak të skadimit të bizave.

Ndërkohë, me zbatimin e MSA-së, Komisioni Evropian, nëpërmjet fondeve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), deri në vitin 2020 do t’i investojë në Kosovë mbi 600 milionë euro.

Nga kjo, është thënë se do të përfitojnë edhe prodhuesit, për t’i rritur dhe zgjeruar kapacitetet e tyre prodhuese dhe përpunuese. Por, që sipas pronarëve të bizneseve, kapacitetet e tyre prodhuese nuk mund të zgjerohen derisa nuk arrihet të udhëtohet pa viza në vendet e BE-së.

Kosova nuk është e gatshme për të shfrytëzuar MSA-në

Ekonomisti Mustafë Kadriaj ka thënë për tesheshi.com se marrëveshje MSA-ja është mirëpritur si nga prodhuesit vendor po ashtu edhe nga njohësit e ekonomisë për faktin se MSA-ja është një hap më afër Bashkimit Evropian, por që nga fillimi si njohës i ekonomisë thotë se ka qenë skeptik, sepse produkti vendor ende është larg cilësisë çfarë kërkon tregu evropian po flas në kohë afatshkurtër dhe afatmesme.

“Për fatin jo të mirë edhe ashtu ndodhi, kjo argumentohet me çka u rrit edhe importi për vitin 2016 krahasuar me vitin 2015. Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes kryeministri i vendit u shprehë i ngazëllyer, duke u shprehur që produktit vendor po i hapët një treg prej 500 milionë banorësh duke llogarit në tregun e Bashkimit Evropian. Por tek ne si duket e mira ndodh si një moment ëndrre për një vit ndodhi e kundërta u bë një vërshim i importit”, thotë Kadriaj.

Ai thotë se kjo situatë ka ardhur për shkak se qeveritë e deritanishme po ashtu edhe ky koalicion qeveritar nuk kanë strategji të mirëfilltë afatgjatë, por veprojnë sipas interesave të politikës ditore sepse deri më sot arka e shtetit ende mbushet nga dogana që kjo e ngulfat prodhimin vendor dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm do të jetë vdekjeprurëse e produktit vendor.

“Pra ende pa i kryer detyrat tona si shtet kemi hyrë në marrëdhënie kontraktuale me një treg të madh dhe me kërkesa të cilësisë siç është tregu i  Bashkimit Evropian. Kjo argumentohet për faktin sepse i njëjti produkt vendor po zëvendësohet  nga produkti i importuar po ashtu edhe në çmim më i leverdishëm për konsumatorin që është paradoksale që produkti i importuar po i kalon të gjitha obligimet doganore dhe me qenë më konkurrues për nga çmimi sesa produkti vendor”, theksoi Kadriaj.

Ai thotë se ky koalicion qeverisës ka shumë punë për të bërë që të krijon një ambient të përshtatshëm për prodhimin vendor duke u fokusuar në taksa dhe tatime të përshtatshme dhe përmirësimin e infrastrukturës ligjore po ashtu edhe në infrastrukturë teknike si në rrugë dhe energji elektrike.

Duhet të rritet kapaciteti prodhues dhe të përmirësohet cilësia e produkteve

Ekonomisti Lulzim Beqiri ka thënë për tesheshi.com se Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës , e ka bërë Republikën e Kosovës pjesë të një tregu mbi 500 milionë konsumatorësh , çka edhe do të rrisë mundësinë e investimeve të huaja, po ashtu edhe krijim i vendeve të reja të punës. Sipas tij, me vet faktin që bizneset kosovare kanë mundësi të eksportojnë produktet e tyre pa hasur në barriera të shumta dhe rrjedhimisht do të duhet të rrisin stafin e punës me ekspert të lëmenjve të ndryshme sepse të eksportosh në vendet e BE-së duhet shumë cilësi dhe seriozitet.

“Qytetaret e Kosovës e kanë prit me eufori Marrëveshjen e MSA-së, por në realitet nuk ka pas ndonjë përfitim të theksuar, gjendja ekonomike nuk është në nivelin e duhur”, thotë Beqiri.

Ai thotë se për të fituar Kosova nga MSA duhet që të sigurohet më shumë cilësi, të investohet në kapacitete teknologjike të reja, staf të përgatitur mirë, dhe pajisje me certifikata të cilësisë, duke përmirësuar dukshëm ambalazhin dhe marketingun e tyre. /tesheshi.com/

Related Posts

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Anulohen qindra fluturime nga aeroportet e Stambollit për shkak të borës dhe stuhisë

Anulohen qindra fluturime nga aeroportet e Stambollit për shkak të borës dhe stuhisë

Të mirat e mëdha që përfitoni nga qumështi i bletës

Të mirat e mëdha që përfitoni nga qumështi i bletës

Nga Ermir HOXHA: Kur shqiponja në gjoks shfaqet si sorrë e shëmtuar

Nga Ermir HOXHA: Kur shqiponja në gjoks shfaqet si sorrë e shëmtuar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni