Me fillimin e muajit shtator duket se do të kemi edhe ndryshim të ndjeshëm të temperaturave. Sinoptikanët parashikojnë që kjo fundjave të sjellë reshje shiu.
“Meteoalb” bën me dije se e shtuna do të dominohet nga kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit, por pasditja sjell vranësira kalimtare në zonat Veriore – Qendrore.
Orët e natës sjellin një sistem me vranësira e shira fillimisht në veriperëndim e gradualisht në gjithë vendin.
Ditën e dielë Veriu dhe Qendra do dominohen nga vranësira e shira deri në mesditë kur shirat zhvendosen kryesisht drejt Jugut.
Pasditja fuqizon vranësirat e shirat në Qendër të vendit por shira më të pakët do të ketë në zonat Veriore – Jugore.
Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet atmosferike, por vranësirat mbeten prezente./tesheshi.com/