Të zhytesh në gropën Silfra në Islandë do të thotë të zbulosh mrekullitë nënujore të dy kontineteve. Ajo gjendet midis dy pllakave tektonike të Euroazisë dhe Amerikës Veriore.
Kjo gropë e akulltë shtrihet midis dy pllakave tektonike të dy kontinentëve përkatës.Të notosh në Silfra është një eksperiencë e papërshkrueshme: uji është aq transparent dhe i kristaltë saqë mund të shikohet deri në 100 metra largësi. Uji i akullt është aq i pastër saqë zhytësit mund të pijnë dhe ndonjë gllënkë ndërkohë që notojnë.
Ka vetëm një problem: uji është shumë i ftohtë dhe shkon deri në -4°C.
Megjithatë kjo temperaturë e ulët nuk i ka mbajtur larg vizitorët, përkundrazi Silfra është një ndër tërheqjet turistike të zonës. /tesheshi.com/