Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale rezultatet e raportit të fundit të World Economic Forum për Konkurrueshmërinë Globale në Udhëtim e Turizëm, ku renditja e Shqipërisë është përmirësuar me 8 vende.
“Ju uroj një ditë të mbarë me këtë lajm të mirë për Shqipërinë në raportin e fundit të World Economic Forum për Konkurrueshmërinë Globale në Udhëtim e Turizëm ku vendi ynë ka përmirësuar sërish renditjen e përgjithshme me +8 vende të tjera.
Ndër indikatorët e përmirësuar ndjeshëm spikat rritja me +25 vende në fushën e Sigurisë, ku këtë vit renditemi në vendin e 45-të ndër 136 ekonomitë botërore të vlerësuara në raport”, shkruan Rama. /tesheshi.com/