Gjykata e Lartë ka bërë të ditur ditën e sotme emrat e gjyqtarëve që do të gjykojnë deputetët Tom Doshi e Mark Frroku, të akuzuar për “Kallëzim të rremë”, “Kanosje për kallëzime a dëshmi , ekspertim a përkthim të rremë” dhe “Deklarata të rreme përpara Prokurorit”.
Trupoi gjykues do të gjykojë deputetët përbëhet nga 5 anëtarë. Ata janë gjykatësit Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj, Artan Zeneli, Martin Xanxa si dhe Majlinda Andrea
Trupoi gjykues do të gjykojë deputetët nga 5 anëtarë
Për deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku, relator i çështjes do të jetë Guxim Zenelaj.
Mësohet se të njëjtët gjyqtarë do të gjykojnë edhe Durim bamin, ndërsa relator për të do të jetë gjykatësi Aleksandër Muskaj./tesheshi.com/