Zyra për media e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë të ditur se kryetarja e këtij institucioni Valdete Daka do të hedh votën e para në zgjedhjet e nesërme lokale.
“Ju njoftoj se kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka do të votojë në orën 07:00 në Qendrën e Votimit 1907E, në Fakultetin Teknik, Prishtinë. Pas votimit, ajo do të jap deklaratë për media për fillimin e votimit në Republikën e Kosovës.”, thuhet në komunikatë.
Daka ka bërë tëditur se se janë marr të gjitha masat për lokalet e nesërme, në mënyrë që të jenë tërësisht të rregullta, ndërsa ka konfirmuar se rezultatet e para do të dalin brenda mesnatës.
Kujtojmë se Daka ka kërkuar ndryshimin e kodit zgjedhor në mënyrë që të eleminohet balotzhi, për çka ka thënë se reforma zgjedhore duhet të nis menjëherë pas këtyre zgjedhjeve. /tesheshi.com/