Rosa Parks ka qenë sekretarja e NAACP, Shoqatës Kombëtare për Përparimin e Popullit me Ngjyrë në atë kohë dhe në momentin që veprimi i Claudette Colvin doli në lajme, NAACP mendoi se kjo taktikë ishte një mënyrë e mirë për të tërhequr vëmendjen për kauzën e tyre.
Meqë Colvin ishte vetëm 15 vjeç, nuk deshën që të duken sikur po e përdornin atë. Për këtë arsye zgjodhën Parksin si “imazhin e lëvizjes”.
Kur Rosa Sparks hipi në autobus atë ditë, kishte marrë udhëzime që të refuzonte ta lironte vendin e saj në autobus. Duke zgjedhur një të rritur, ata do të tërhiqnin vëmendjen dhe do të ishin në gjendje ta përballonin median dhe intervistat e ndryshme. /tesheshi.com/