Stephen Paddock, 64 vjeç, është identifikuar si vrasësi i mbi 50 personave nga sulmi që ndodhi në Las Vegas.
Sipas policisë, 64-vjeçari kishte vrarë veten pas sulmit makabër që bëri duke qëlluar me armë zjarri të llojit automatik gjatë një koncerti në një nga hapësirat e një resorti të njohur.
Policia e Las Vegasit thotë se gjeti dhjetë pushkë në dhomën e hotelit “Mandalay Bay”, ku u gjet i armatosuri, shkruan BBC.
Policia beson se ai kishte qenë në hotel që nga data 28 shtator. /tesheshi.com/