Edmond Spaho, nënkryetar i PD-së, nga sot ka marrë detyrën e re të kreut të grupit parlamentar të kësaj force politike.
Spaho zëvendëson në këtë mënyrë Edi Palokën, i cili për 4 vjet u komandua si kryetar i grupit në legjislaturën e kaluar.
Kreu i ri i deputetëve demokratë nuk është shquar si një politikan konfliktual, çka do të thotë se debati i fortë me qeverinë do të vijojë të jetë ekskluzivitet i ish-kryeministrit Sali Berisha apo kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Në anën tjetër socialistët zgjodhën Taulant Ballën në krye të grupit parlamentar. /tesheshi.com/