Nëse keni 2 milionë euro shtesë, mund të paguani këtë pjatë në një restorant të Singaporit, që e faturon veten si “përvoja më e shtrenjtë e ngrënies në botë”.
“Ce La Vi”, mbi taracën e hotelit Marina Bay Sands në Singapor, është bashkuar me kompaninë ruse të diamanteve “Bota e Diamanteve”, për t’ju ofruar klientëve një eksperiencë ekskluzive që do të zgjasë përafërsisht 8 orë.
Paketa për dy persona do të fillojë me një xhiro 45 minuta me helikopter mbi Singapor dhe përfshin një shëtitje në det me një anije luksoze dhe nëpër qytet me një Rolls-Royce për të mbërritur më pas tek Ce La Vi, ku darkat nisin me 10 mijë trëndafila.
Kompanitë premtojnë se vakti do të konsumohet me shkopinj diamante si dhe me emrat e klientëve të gdhendur me gurë diamante në pjata.
Në fund të vaktit, çifti do të prezantohet me një unazë diamante 2.08 karat që Bota e Diamanteve e ka emëruar sipas aktores Jane Seymour. /tesheshi.com/