Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja koalicionet parazgjedhore mes partive në Kosovë: cila do përfitojë më shumë nga të “vegjëlit”

by te Sheshi
16/05/2017
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja koalicionet parazgjedhore mes partive në Kosovë: cila do përfitojë më shumë nga të “vegjëlit”

Nga Blendi Gashi

Pak orë para se të skadon afati ligjor për arritjen e koalicioneve parazgjedhore, partitë politike në Kosovë me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nënshkruar disa koalicione mes vete.

Më së shumti nënshkrime ka hedhur kryetari i PDK-së Kadri Veseli i cili ka pritur në zyrat e PDK-së kryetarët e shtatë partive të vogla ku edhe i kanë hedhur firmat.

Pas PDK-së është rivali i saj më i madh, LDK-ja e Mustafës që ka bërë tre koalicione, derisa AAK përveç me NISMA-n, sot ka nënshkruar koalicion edhe me dy parti të vogla.

Koalicionet e PDK-së

Kryetari i PDK-së, Veseli, në një konferencë për media ka zyrtarizuar marrëveshjet për koalicione parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë të Ferid Agani, Lëvizjen për Bashkim të Valon Muratit, Alternativën Demokratike të Edita Tahirit, Partinë Republikane të Faton Kurtit, Partinë Konservatore të Munir Bashës, Ballin Kombëtar dhe Partinë Liberale.

Kreu i PDK-së është paraqitur para gazetarëve, duke nënshkruar marrëveshjet, me secilin prej kryetarëve të partive të vogla.

Në fjalën e tij, Veseli ka thënë se bëhet fjalë për një marrëveshje me anë të së cilës merren përgjegjësitë për vendin dhe me anë të së cilës synohet që të shkohet përpara.

“Duke falënderuar edhe partnerin e koalicionit si dhe të gjithë partnerët tjerë, thërras çdo qytetar, çdo parti politike t’i bashkëngjitet vizionit të PDK për një Kosovë të zhvilluar, moderne, perëndimore”, tha ai.

Veseli ka thënë se ky koalicion do t’i kontribuojë demokratizimit të vendit dhe se është koalicion perëndimor, i përqendruar në ekonominë e lirë të tregut.

Kurse partnerët e vogë të Veselit kanë shprehur kënaqësinë e tyre që kanë vazhduar bashkëpunimin me PDK-në.

Kryetarja e Alternativës Demokratike të Kosovë (ADK), Edita Tahiri, pas nënshkrimit të koalicionit ka thënë se është kënaqësi për partinë e saj që po e vazhdojnë partneritetin me partinë më të madhe në Kosovë.

“Ajo që ne na ka bashkuar janë idealet për shtetin në të cilin kemi qenë një prej liderëve kryesorë. Partneriteti ka një dekadë dhe qëllimi i përbashkët është që Kosova të bëhet një shtet i suksesshëm në NATO dhe BE; gjithmonë duke ruajtur aleatin kryesor ShBA-në. Në këtë drejtim kryetari Veseli ka qenë i qartë në qëndrimet e tija dhe vizionin e tij se çka nënkupton shteti dhe pavarësia për ne në përgjithësi dhe në veçanti për shqiptarët që kemi marrë drejtimin historik që kombin e kemi orientuar drejt perëndimit”, ka thënë ajo.

Edhe kryetarët e partive tjera që u radhitën krah Veselit shprehën bindjen se PDK dhe partitë e tyre do të triumfojnë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Koalicionet e LDK-së

As LDK-ja e Isa Mustafës nuk ka ndenjur, pasi ka lidh tre koalicione, dhe ndonëse pak kush mund ta ketë pritur i ka bërë bashkë sërish “armiqtë” Behgjet Pacollin dhe Mimoza Kusari-Lilën

Ndonëse u mendua se AKR do lidh koalicion me Vetëvendosje-n për çka zyrtarë të kësaj të fundit paralajmëruan se janë shumë afër, Pacolli pas orës 20:00 ka befasuar të gjithë duke lidh koalicion parazgjedhor me LDK-në.

Të pranishëm gjatë nënshkrimit nga LDK kanë qenë: Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Agim Veliu, kandidati i LDK-së për kryeminsitër, Avdullah Hoti. Në anën tjetër nga AKR kanë qenë: Behgjet Pacolli, Albena Reshitaj, Rrahim Pacolli, Korab Sejdiu, Agim Bahtiri dhe Ibrahim Rexhepi.

Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, ka thënë se ky është koalicioni i madh që ka pritur Kosova dhe që pritet të bëjë ndryshimet rrënjësore në vend, derisa  tha se AKR-ja e as ai nuk kanë folur për poste në këtë marrëveshje.

“Besoj se me LDK-në ne do të implementojmë synimet dhe programet tona. Arsyeja tjetër është se kjo shoqëri është lodhur prej të keqes dhe dhunës që i ka ndodhur qe 18 vite. Kjo shoqëri është lodhur prej premtimeve bosh. Tani ka ardhur koha kur edhe shoqëria është vetëdijesuar. Nga vetëdijesimi i shoqërisë ka lindur ky bashkim forcës. Tani jam i bindur se qytetarët do të dalin masovisht në zgjedhje. Ne i ftojmë që të dalim masovikisht në zgjedhje dhe ne të punojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka thënë Pacolli.

Më herët gjatë ditës LDK ka lidhur koalicion edhe “Alternativën” e Mimoza Kusari-Lila dhe  partinë “Lëvizja për Drejtësi” e udhëhequr nga Sylejman Çerkezi.

Mimoza Kusari, kryetare e “Alterantivës”, ka thënë se dy partitë kanë parime të përbashkëta.

“Kemi vendosur që për shkak të bindjeve të shkojmë bashkërisht në zgjedhje. Ne si dy parti kemi parime të përbashkëta qeverisëse me një reformë të rregullt të ligjit. Kjo marrëveshje është e bazuar në qeverisje të mira dhe udhëheqje. Jemi të lumtur që pikat programore janë në dakordancë me LDK-në” ka thënë Kusari-Lila.

Ndërsa, Mustafa i LDK-së pas nënshkrimit të koalicionit me Lëvizjen për Drejtësi ka thënë se LDK me parterët e saj do të kenë përkrahje të qytetarëve dhe bashkërisht do të dalin triumfues në këto zgjedhje.

Koalicionet e AAK-së

Partia e Ramush Haradinajt, AAK-ja, sot gjatë ditës ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me dy parti. Me partinë Social-Demokrate të Kosovës dhe Ballin Kombëtar të Kosovës. Këto marrëveshje u nënshkruan sot nga kryetarët e tri partive në selinë e AAK-së.

Kujtojmë se kohë më parë AAK ka nënshkruar koalicion edhe me NISMA-n e Fatmir Limajt.

VV pa asnjë koalicion, garon e vetme në zgjedhje

E vetmja parti që nuk ka nënshkruar asnjë koalicion parazgjedhor dhe do garojë e vetme në zgjedhje është Lëvizja Vetëvendosje e cila është munduar gjatë gjithë ditës të dakordohet me AKR-në e Pacollit por kjo parti vendosi në momentin e fundit t’i bashkohet LDK-së.

Kujtojmë se afati për deklarimin e koalicioneve në Komision Qendror të Zgjedhjeve përfundon sonte në mesnatë. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
Tension dhe shantazh në negociata: Basha kërkon zgjedhjet më 10 shtator dhe akuzon Ramën për shkelje pakti

Tension dhe shantazh në negociata: Basha kërkon zgjedhjet më 10 shtator dhe akuzon Ramën për shkelje pakti

Pazari i së martës në Prishtinë: AAK dhe NISMA në koalicion parazgjedhor me PDK-në, Ramushi ha fjalën për postin e kryeministrit

Pazari i së martës në Prishtinë: AAK dhe NISMA në koalicion parazgjedhor me PDK-në, Ramushi ha fjalën për postin e kryeministrit

Erë e ngrohtë në marrëdhëniet amerikano-turke, Trump e Erdoğan shkëmbejnë mesazhe mirëkuptimi

Erë e ngrohtë në marrëdhëniet amerikano-turke, Trump e Erdoğan shkëmbejnë mesazhe mirëkuptimi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni