Zv.kryeministrja Senida Mesi, deklaroi, pas mbledhjes së qeverisë, se me anë të portalit E-Albania do të ofrohen disa shërbime shtesë për qytetarët.
Gjithashtu ajo i drejtoi një apel qytetarëve që në të gjitha institucionet shtetërore të injorojnë kërkesat që i bëhen për çertifikata, duke shtuar se tashmë kur ato janë të nevojshme tërhiqen nga vetë këto institucione.
“Siç jemi zotuar më parë, vazhdojmë të mbajmë premtimin duke ofruar shërbime më të shpejta dhe efeçente, përmes shërbimi E-Albania. Kjo bëhet për reduktimin e çertifikatave, kopjet e kartelave të pasurisë dhe kopjet të hartës kadastrale. Në këto raste barra e vërtetimit të dokumenteve i kalon administratës.
Dua të informoj qytetarët se ju jeni të çliruar nga detyrimi për tërheqjen dhe paraqitjen e çertifikatave në institucionet e shtetit, ndaj refuzoni çdo kërkesë për to.
Kërkojmë falje për ndonjë problematike gjatë kësaj faze. Ky është një hap i rëndësishëm për ndërtimin nga themelet të marrëdhënies së qytetarit me shtetin”, theksoi Mesi. /tesheshi.com/